David Kostelancik shihet favoriti për të zëvendësuar Yuri Kim duke marrë detyrën si ambasador i ri i SHBA-së në Shqipëri. Teksa mbajti fjalën e tij në Senatin Amerikan, Kostelancik theksoi se bazuar te eksperienca e tij 30-vjeçare do të forcojë partneritetin SHBA-Shqipëri.
“Është një detyrë e rëndësishme dhe për shtetet e tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Reforma në drejtësi do të ndihmojë Shqipërinë të ecë përpara drejt institucioneve europiane. Unë do të forcoj partneritetin me Shqipërinë, e kam ndjekur marrëdhënien që ka krijuar stafi i Ambasadës amerikane në Tiranë për të ndihmuar Shqipërinë në përballimin e sulmeve kibernetike nga Irani.
Unë do ta forcoj klimën e biznesit në Shqipëri për të nxitur investimet amerikane, për të krijuar një treg transparent për investime të reja. Shqipëria po bën progres në rrugën e integrimit euro-atlantik, nëse unë do të konfirmohem nga Senati, do të kem nderin që të ndërtoj mbi bazën e eksperiencës time 30-vjeçare, forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA”, tha Kostelancik.