osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Do të rinisë taksa në “Rrugën e Kombit”, përgatitet pagesa e re javën e ardhshme

Do të rinisë taksa në “Rrugën e Kombit”, përgatitet pagesa e re javën e ardhshme

Në “Rrugën e Kombit” prej disa javësh vijon puna për të ndërtuar dhe zgjeruar zonën ku do të rinisë të paguhet taksa e kalimit.

Përveç “toll”-eve që ishin ndërtuar më parë dhe që u dëmtuan rëndë nga protesta e banorëve të Kukësit, koncesionari po zgjeron zonën e kalimit me pagesë, në mënyrë që brenda një kohe më të shkurtër të trajtohen më shumë mjete. Top Channel mëson se në javën që vjen qeveria do të paraqesë formën e re të pagesës së taksës së kalimit në rrugë, e cila do të ketë lehtësi veçanërisht për banorët e zonës dhe për përdoruesit e shpeshtë të rrugës.

Pas protestës së dhunshme, qeveria nisi bisedimet si me koncesionarin, ashtu edhe me banorët për të gjetur një zgjidhje. Detajet e formës së re ende nuk janë bërë të ditura, por ato do të mësohen shpejt, kur kalimi në “Rrugën e Kombit” të rinisë me pagesë.

Këto ditë, në fakt, fluksi nuk ka qenë shumë i lartë, siç ndodh në çdo fillim sezoni veror, por pas përfundimit të muajit të Ramazanit pritet që banorët e qyteteve dhe fshatrave të Kosovës të nisin të lëvizin për pushime apo edhe për fundjavë drejt plazheve të Shqipërisë.

Për të parë se si po ecën procesi i punës edhe në pikat e kalimit kufitar mes Shqipërisë dhe Kosovës, ambasadori shqiptar në Kosovë dhe ministri i Brendshëm i Kosovës bënë një inspektim. Gjatë sezonit veror, në pikën e kufirit të Morinit ka një fluks të shtuar të lëvizjeve. Në fundjavë krijohen edhe radhë shumë të gjata.