Zhaklin Lekatari sot zë një karrige me mjaft peshë, të paktën për ditët që po jetojmë.
Ajo zëvëndësoi Balina Bodinakun në Big Brother Vip Albania si opinioniste në krah të Arbër Hajdarit, ku nuk kanë qenë të pakta rastet që ka irrituar publikun me deklaratat e saj.
Por para këtij pozicioni, Zhaku kishte një opinion aspak pozitiv për formatin në të cilin sot jep gjykimin e saj.
“Dalldi kolektive”, ishte krahasimi që blogerja kishte zgjedhur për këtë format, në të cilin flet me kopetencë për feminizmin dhe shtresat më të larta të shoqërisë demokratike.
Në atë kohë, pra jo më shumë se një vit më parë Zhaku bënte zhurmë me deklaratat e bujshme për se=ksin, apo për burrat shqiptarë dhe jo më pak me “LIVE-et” në TikTok.
Krahas Kozakut apo Dijonis Bibës, Zhaku shfrenoht në shaka dhe biseda të cilat nuk vijnë aspak aromën e vajzës elitare që përpiqet të prezantojë në daljet e saj në ekran./meganews.al