Lojtari i Juventusit Moise Kean është kthyer në vëmendje kohët e fundit sa për sjelljen e tij në fushë aq edhe për familjen e tij. Kean u dënua me dy ndeshje pezullim pas një kartoni të kuq dy javë më parë ndaj Romës. Gjithashtu ai nuk u grumbullua nga Mancini për ndeshjet e Italisë.
Por një tjetër situatë e ka bërë atë të përflitet dhe kjo për shkak të babait të tij. Kean është rritur me të ëmën dhe dy vëllezërit e tij pasi babai i braktisit. Ai është lindur e rritur në Itali mirëpo babai i tij ka dhënë një intervistë kohët e fundit ku sqaronte jetën e tij mjaft të varfër dhe në rrezik për bukën e gojës. Ai gjithashtu u shpreh se nuk ka një strehë ku të fusë kokën dhe se qëndron rrugëve ku të mundet.
“Moise Kean është djali im por unë nuk di asgjë për të. Kam më shumë se një muaj që jam i pastrehë. Nuk kam ndërmend të jap informacionë për djalin tim as gazetarëve dhe askujt. Askush nuk është shqetësuar ndonjëherë për mua dhe as unë nuk do të shqetësohem për të tjerët. Për momentin jam në rrugë, duhet të mendoj për veten time dhe të gjej një çati mbi kokë”, u shpreh babai i Kean.