Ermal Dredha do të jetë kandidati i Partisë Socialiste për zgjedhjet vendore të 14 majit për një nga bashkitë më të rëndësishme në vend, Vlorën.
Asambleja e PS-së në mbledhjen e sotme zgjodhi me 199 vota diplomatin Ermal Dredha, i cili fitoi kundrejt rivalit të tij socialist deputetit Fate Velaj, që mori 55 vota.
Aktualisht, Dredha mban postin e ambasadorit të Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Dredha ka shërbyer si konsull i Përgjithshëm i Shqipërisë në Bari, Itali, përveçse ambasador në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Dredha do të kandidojë në vendlindjen e tij, ndërsa më herët postin e kryebashkiakut të Vlorës e ka mbajtur edhe i ati i tij, Neki Dredha, konkretisht në vitet 1998-2000.