Premtimi i parë i Këlliçit për Tiranën ishte shumë i fort. Ai premtoi transport publik falas.
Muli thirri Lelon me urgjencë ti bëhej jehonë në media këtij premtimi.
-Mendoj se nuk është mirë ti bëjmë shumë jehonë tha Lelo. Është mirë ti bëjmë jehonë në ndonjë emision që nuk shikohet, që ta kemi vetëm si dokument.
-Po është premtim i fort mund të na bëj punë.
-Po ndaj them se është i fort tha Lelo. Pastaj hapen orekse. A vlen vetëm për autobuza, apo dhe për trenin. Pale sikur të bëhet dhe tramvaji që patëm premtuar.
-Po më e keqja është se do na fus në sherr me Bashkinë e Kamzës. Ti e di që ne gjithë elektoratin e kemi në Kamëz. Ata me ardh në Tiranë do vijnë me lek, pastaj nga qejfi që këtu është pa lek s’do zbresin nga autobusi.
D.m.th. nëse do ta bëjmë në Tiranë këtë duhet ta bëjmë si premtim dhe Kamzës ndryshe na përçahet elektorati. Ca jemi të përçarë dhe kjo na duhet.
-Po si t’ia bëjmë tha Muli që të mos e marr vesh Kamza si premtim.
-Tua ndajmë me sms vetëm votuesve në Tiranë tha Lelo. Kjo është zgjidhja.
-Por po fitoi a bëhet kjo? Tha Muli.
-Unë shpresoj se Belo e ka bërë si premtim që të vërë në pozitë të vështirë Lalin, ngaqë nuk fiton, se po të fitonte nuk kish pse e bënte.
-Ke të drejt tha Muli. Kjo është e vetmja mënyrë ta shkatërrojmë Lalin. Duhet të bëjmë premtim dhe për ujin pa lek se është dhuratë nga zoti ske pse paguan, tha Muli.