Një video e Presidentit francez, Emmanuel Macron, ka pushtuar rrjetin dhe ka ngjallur reagime të ashpra. Në këto pamje ai shihet teksa gjatë një interviste kur po fliste për pensionet, mbante në dorë një orë e cila thuhet se kushton plot 80 mijë euro.
Por pak çaste pas intervistës ai shihet duke ulur duart nën tavolinë, dhe pa u vënë re e ka hequr atë. Kjo ka sjellë menjëherë dhe reagimet në rrjet.
Mirëpo nga ana tjetër, enturazhi i Emmanuel Macron shpjegon se “Presidenti mban një orë Bell & Ross BR V1-92 të personalizuar me stemën e Presidencës së Republikës.
Ai e mban atë shumë rregullisht për më shumë se një vit e gjysmë. Ndryshe nga gjithçka që promovohet në rrjetet sociale, Presidenti nuk e heq orën për ta fshehur, por sepse sapo e kishte përplasur në tavolinë. Zhurma dëgjohet qartë në videon e shpërndarë”.
Zhurma në të vërtetë dëgjohet në minutën e 11-të.