Kreshnik Spahiu ka komentuar mbrëmjen e sotme në “Top Story” vizitën e kryeministrit Rama në Britani ku u takua me homologun anglez.
Spahiu u shpreh se në retorikën e tij Rama kishte shkuar në Britani si imazhier për t’i rregulluar imazhin shqiptarëve.
Ai tha se Rama nuk mund të krahasojë shqiptarët me Dua Lipën sepse ajo nuk është shqiptare por shtetase e Kosovës dhe se shqiptarët janë më paragjykues se britanikët pasi nuk do të kishin pranuar kurrsesi një kryeministër nga India apo Afrika si anglëzët.
“Unë si jurist shoh nëse kryeministri ka shkruar si parukier i shqiptarëve apo avokat. Në retorikën e tij ai tenton të punojnë si imazhier për të rregulluar imazhin si parukier.
Kryeministri ka detyrim të mbrojë shqiptarët jashtë territorit dhe ti mbështesë ata edhe financiarisht, unë e konsideroj marshjen antikushtetuese dhe në kundërshtim me konventën e të drejtave të njeriut.
Metaforta që ai përdor janë të paqena ai merr Dua Lipën, kur e para ajo ka qenë shtetase e Kosovës dhe akuzat e Britanikëve nuk janë për shqiptarët nga Kosova dhe Dua Lipa tregon të kundërtën që një shqiptare integrohet në Britani. Braverman dhe Sunak janë të dy me origjinë jo britanike, a do pranonin qytetarët e Shqipërisë të kenë kryeminsitër nga India apo Afrika, ata nuk janë paragjykues ne jemi.”- tha Kreshnik Spahiu.