Juristi Ylli Manjani e cilësoi drejtësinë si “lesh arapi”. Në “Now me Erla Mëhillin” ai ngriti pyetjen se ku janë lekët e Lefter Kokës.
“Drejtësia në Shqipëri ka dështuar. Që drejtësia ka dështuar të japë përgjigje për çështjen e inceneratorëve dhe po e djeg të vërtetën, e vërteta është e djegur kështu si e kanë nisur ata.
Shqiptarët s’kanë për ta marrë vesh kurrë se çfarë ka ndodhur sepse çështja është copëzuar, është bërë fije-fije.
Gjejnë një person e hajde t’ia fusim. Ka inat LSI-ja me Lefterin, kallëzim, Lefteri brenda, ky tjetri me Ahmetaj, Beni brenda, fjala që vjen. Ky nuk është hetim, ky është pisllëk, poshtërsi.
Ata zotërinjtë nuk janë të pavarur, por janë të varur që ç’ke me të sepse një Prokurori që do t’i japë përgjigje pyetjes e integron çështjen, ndërton një plan hetimor të integruar, ndërton një piramidë përgjegjësish, i vë njerëzit aty dhe pastaj fillon përgjegjësia penale, po jo hajde gjejmë njeri e i veshin përgjegjësi. Kështu krijohet një lësh arapi që nuk çon kërkund te e vërteta,” – u shpreh Manjani.