osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

U dënua me 21 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit, Izet Haxhia bën rekurs në Gjykatën e Lartë

U dënua me 21 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit, Izet Haxhia bën rekurs në Gjykatën e Lartë

Ish-truproja i liderit “de facto” të PD, Sali Berisha në vitet 1992-1998, Izet Haxhia po kërkon pafajësinë nga drejtësia shqiptare lidhur me vrasjen e deputetit demokrat, Azem Hajdari në 12 shtator 1998. Ditën e djeshme, njëri prej ish-njerëzve më të besuar të Berishës në kohën kur ishte president dhe më pas lider i opozitës, ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për vendimin e Gjykatës së Apelit të Tiranës, e cila në 31 tetor 2022 la në fuqi verdiktin e shkallës së parë, që e shpalli fajtor Haxhinë për të ashtuquajturën “Vrasja e shekullit”, duke e dënuar me 21 vite burg.

Ish-badigardi i famshëm u shpall fajtor për veprën penale “vrasje me paramendim”, e kryer në bashkëpunim. Ai ka qenë protagonist dhe në tentativën për grusht shteti në 14 shtator 1998, ku militantë të PD dhe qytetarë të shumtë tentuan të rrëzonin qeverinë e Fatos Nanos. Aktualisht, drejtësia vendosi se vrasësi i “Heroit të Demokracisë” Azem Hajdari ishte Jaho Mulosmani, i cili që prej vitit 2002 vuan dënimin me burgim të përjetshëm.

Çështja “Hajdari” ka kaluar në një kalvar të gjatë gjyqësor dhe politik prej 20 vitesh, ku ka pasur pretendime për deformim të procesit, manipulim të provave, dhe mbi të gjitha, refuzimi i Sali Berishës për të dhënë dëshminë e tij, në cilësinë e personit që ka dijeni për ngjarjen.

Nga bashkëpunëtor në armik, si u kthye Izet Haxhia në njeriun e urryer të Berishës?

Në 14 shtator 1998, Departamenti Amerikan i Shtetit kërcënoi Berishën se nuk do ta njihte si lider të Shqipërisë nëse e merrte pushtetin me dhunë. Pasi tërhoqi militantët dhe mbështetësit e vet nga Kryeministria dhe godina e Radio Televizionit Shqiptar, Berisha filloi të “flakte” bashkëpunëtorët e vet.

Fillimisht, ai akuzoi kryeministrin Fatos Nano, kryeparlamentarin Skënder Gjinushi, shefin e Shërbimit Informativ Kombëtar Fatos Klosi, si organizatorë të vrasjes së Hajdarit, kurse në rolin e qitësit lideri i opozitës e drejtoi gishtin te Jaho Mulosmani. Në të vërtetë, vrasjet e Hajdarit, truprojës Blerim Çera dhe Naim Çangut dhe plagosjen e Zenel Nezës, u kryen nga Fatmir Haklaj, ish-komisar i policisë në Tropojë. Berisha nuk nguroi të fajësonte dhe bashkëpunëtorin e tij, të cilit i kishte besuar jetën, Izetë Haxhinë, si personin që nxori në pritë Hajdarin mbrëmjen e 12 shtatorit 1998 para selisë së PD, ku dhe u qëllua për vdekje.

Izet Haxhia, i cili del haptazi në ngjarjet e 14 shtatorit 1998 edhe në pamjet e kohës së mediave, u akuzua nga shteti shqiptar si njëri prej organizatorëve të “puçit” të 1998. Në 1999, ai u largua nga Shqipëria dhe u vendos në Turqi. Nga ky moment, marrëdhëniet e tij me Berishën u përkeqësuan, aq sa filloi ta akuzonte jo vetëm për vrasjen e Azem Hajdarit dhe 14 shtatorin 1998, por dhe për shumë ngjarje të tjera të rënda.

“Vrasja e shekullit”, Mulosmani u dënua përjetë, Haxhia me 25 e më pas me 21 vite burg
Në vitin 2002, Gjykata e Tiranës dënoi me burgim të përjetshëm Jaho Mulosmanin, ish-shefin e komisariatit të Tropojës, Izet Haxhinë me 25 vite burg, Ismet Haxhinë me 15 vite burg dhe Isamedin Haxhinë për armëmbajtje pa leje. Fatmir Meta, ish-shef i policisë së Tropojës u shpall i pafajshëm.

Në 2016, Ismet Haxhia përfitoi nga amnistia, ndërsa fajtorë mbetën Izeti dhe Jaho. Në 2006, Izet Haxhia u arrestua nga policia turke pasi u shpall në kërkim ndërkombëtar nga shteti shqiptar. Ai kërkoi azil në Turqi me pretendimin se i rrezikohej jeta në atdhe. Por, në 2018, drejtësia turke aprovoi kërkesën për ekstradim të Haxhisë nga shteti shqiptar, pas vendimit për të rigjykuar nga themeli vrasjen e Azem Hajdarit.

Haxhia u soll në maj 2018 me pranga në duar dhe u dërgua në burgun 302. Edhe pse kërkoi që Sali Berisha apo familjarë të Azem Hajdarit të vinin në gjyq, Haxhisë nuk iu pranuan as 12 kërkesat për t’u nxjerrë nga qelia. Në 11 shkurt 2022, Gjykata e Tiranës e dënoi Izet Haxhinë me 21 vite burg për “Vrasjen e shekullit”. Edhe pse e apeloi vendimin në Apelin e Gjykatës së Tiranës së bashku me avokatin e tij Idajet Beqiri, Haxhia u dënua sërish me 21 vite burg. Në bazë të Kodit Penal, ai do t’i llogaritet edhe koha e qëndrimit në paraburgim.

Vrasja e Azem Hajdarit, shumë mistere ende pa përgjigje, Berisha nuk dëshmoi

Mënyra si ndodhi vrasja e Azem Hajdarit, por dhe procesi gjyqësor për zbardhjen e tij, u pasuan me dilema të mëdha mosbesuese. Hajdarit iu zhduk një telefon privat që përdorte, badigardi i tij Zenel Neza u mor në pyetje nga Berisha në spital natën e krimit, por kurrë nuk e firmosi dëshminë dhe u largua me familjen nga Shqipëria, Berisha nuk dëshmoi kurrë, as këshilltarja e tij Linda Ihsani, e cila pa krimin, nuk u morr asnjëherë në pyetje nga drejtësia. Ajo vdiq vite më pas. Po ashtu, në vendngjarje u gjetën një palë gëzhoja.

Edhe pse është pranuar publikisht se Hajdarin e vrau Fatmir Haklaj, drejtësia ia faturoi autorësinë e krimit Jaho Mulosmanit. Në 2002, pati zëra se Berisha dhe Nano bënë një pakt të fshehtë për të mbyllur çështjen “Hajdari” me dënimin e Mulosmanit dhe vëllezërve Haxhia. Nga ana tjetër, Berisha denoncoi Mulosmanin si vrasësin e Hajdarit dhe ka pretendime se ai ka parë nga zyra e tij skenën e krimit. Por, këto pikëpyetje u lanë pa përgjigje edhe sot e kësaj dite.

Berisha ishte në konflikt me fisin e Fatmir Haklajt, pasi akuzohej prej tyre se kishte porositur vrasjen e vëllait të Fatmirit, Shkëlqim Haklaj. Ata fajësonin dhe Azem Hajdarin, por disa ditë para se të vritej, Azem Hajdari u takua me babain e Haklajve, Muharremin dhe shfajësoi veten për vrasjen e të birit. Me kalimin e viteve, djemtë e fisit Haklaj u eliminuan në mënyrë misterioze njëri pas tjetrit. Për këto ngjarje, gishti i fajit u drejtua nga klasa politike e drejtuar nga Nano dhe Berisha.

Avokati i Haxhisë: Izetin tentuan ta vrisnin në 2019 kur do padiste Berishën

Në 11 tetor 2019, teksa po nga burgu 313 drejt Prokurorisë së Krimeve të Rënda, për të paditur Berishën për 23 krime, automjeti që transportonte Haxhinë u përplas. Avokati i tij, Idajet Beqiri pretendoi se ka patur tentativë të qartë për të eliminuar klientin e tij, me qëllim që ta frikësonin për të mos dëshmuar. Por, drejtori i Burgjeve në atë kohë, Agim Ismaili e përgënjeshtroi lajmin se Haxhia të ishte aksidentuar.