Ministri i Brendshëm i Kosovës, Bejtush Gashi, ka deklaruar sot se “Dëshmitarit X” ka kerkuar azil politik në Kosovë .
“Jemi duke kryer te gjitha procedurat pas kërkesës së bere nga Albert Veliu, i njohur si Deshmitari X”, tha ministri i Brendshëm Gashi.
Deklarata është bërë sot teksa Gashi ka qenë në një vizitë në pikën kufitare në Morinë dhe Shishtavec. Mësohet se ai ka thënë se “Kosova është e detyruar të zbatojë Konventën Ndërkombëtare”