osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Vdekja e Jonadës nga përplasja me gomone, prokuroria nis manovrat për të shpëtuar efektivin, gati ndryshimi i akuzës

Vdekja e Jonadës nga përplasja me gomone, prokuroria nis manovrat për të shpëtuar efektivin, gati ndryshimi i akuzës

Shtatë muaj nga vrasja me gomone e vajzës së mitur Jonada Avdia, hetimet e prokurorisë së Vlorës, kanë mbetur mes një udhëkryqi, për kualifikimin e veprës penale ndaj ish-shefit të komisariatit të Himarës, Arjan Tase. Ky i fundit që prej muajit Gusht 2022 vijon të qëndrojë në burg, ndërsa dosja kundër tij është në fazën përfundimtare nga prokurorja Eranda Felaj.

Por një dokument i mbërritur nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit në prokurorinë e Vlorës, ka treguar se pikërisht në vendin ku ka ndodhur ngjarja, ka pasur një korridor ujor për të lundruar mjetet motorike. Kjo përgjigje ka sjellë anomali në hetimin e mëtejshëm të këtij rasti, pasi prokuroria e Vlorës është e pasigurt në kualifikimin e saktë të akuzës penale ndaj ish-shefit të komisariatit të Policisë Sarandë, Arjan Tase.

Përgjigja e Agjencisë Kombëtare të Bregdetin, tregon se Arjan Tase ka qenë duke lëvizur në një korridor ujor të krijuar pikërisht në plazhin e Potamit, shkruan “Ora Neës”. Kjo situatë ka sjellë pështjellim mes grupit të hetimit, nëse tashmë ndaj Tases duhet të ngrihet akuza e “Vrasjes nga pakujdesia” apo akuza e “Vrasjes së kryer në formën e dashjes indirekte”.

Hetimet për vdekjen e fëmijës Jonada Avdia, tashmë janë në fazën përmbyllëse dhe pritet që prokuroria e Vlorës, ti komunikojë njërën nga dy akuzat e mësipërme Arjan Tases. Vdekja e vajzës së vogël në plazhin e Potamit, tronditi opinionin publik në kulmin e sezonit turistik. Më pas kjo ngjarje, në muajin shtator 2022 u kthye një ndër shkaqet e shkarkimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Punonjësi i policisë Arjan Tase, ka pranuar autorësinë e krimit, duke kërkuar falje para kolegëve të tij në Vlorë. Ngjarja e rëndë u regjistrua në mesditën e 2 Gushtit në plazhin e Potamit në Himarë. E mitura po lahej në det me babain e saj, kur u përplas nga pjesa e motorit të skafit që drejtonte Arjan Tase.

Vajza e vogël ka humbur jetën në vend. Familja Avdia, me origjinë nga Tropoja jetonte me familjen e saj në Angli, por ishte kthyer në Atdhe për pushimet e verës. Pas ndodhjes së ngjarjes është shkarkuar i gjithë zinxhiri drejtues i Policisë Kufitare të Vlorës, si dhe inspektorët përgjegjës.