Ilir Meta, i frymëzuar nga pamja e Liqenit Artificial të Tiranës, ka thurur disa vargje poetike teksa qëndron së bashku me të rinjtë e LRI-së.
Meta i ka kushtuar vargje rinisë dhe pranverës e cila tashmë ka trokitur në vendin tonë.
“Pranvera vjen çdo vit, por rinia vetëm njëherë”, është shprehur Meta, teksa ka uruar në të njëjtën kohë edhe për këtë fillim stine.
“Pranvera vjen çdo vit, por rinia vetëm njëherë! Partia e Lirisë, partia e Rinisë! Gëzuar këtë ditë ndryshimi dhe pranverë gjithmonë për të gjithë të rinjtë dhe të rejat”, tha Meta.