Pronari i disa mediave dhe bizneseve, Irfan Hysenbelliu e ka pranuar se ka takuar ish-agjentin e FBI, të akuzuar për korrupsion dhe ryfshet, Charles McGonigal.
Gjatë një prononcimi në mediat e tij, Hysenbelliu ka thënë që ka pirë kafe me të për punën e vizës amerikane dhe McGonigal i ka ofruar ndihmë me avokat.
“Edhe ai i FBI-së (McGonigal) , e ka prurë edhe tek unë, është takuar me mua. Kam pirë një kafe për punën e vizës edhe më tha mund të të ndihmoj me avokat i kam thënë jo. Nuk marr vizë amerikane me pagesë i thashë. Po e meritova do ta marr”, ka thënë ndër të tjera Hysenbelliu./ CNA.al