Timo Flloko është një nga aktorët dhe shkrimtarët më të dashur dhe të njohur shqiptar. Një pjesë e madhe e poezive të tij me temë dashurie janë kthyer edhe në këngë. Së fundmi ‘Panorama Plus’ ka zbuluar se Flloko ka hedhur në treg librin më të ri me poezi “Kërcim në bosh”, i cili nga fillimi në fund është një dedikim për të gjithë njerëzit më të rëndësishëm të jetës së tij.
Në dedikimet plot dashuri për nënën, vajzën, nipërit njëri prej tyre është më i bukuri, sepse në të janë “gdhendur” fjalët më të bukura për dashurinë e jetës së tij. Nuk ka njeri që nuk e njeh Vera Grabockën, gruan më krijuese të televizonit shqiptar, por bashkëshorti i saj në poezi ka vendosur ta quaj thjesht “V”.
“E prek me sy, u fik e ra në humbësi…/ Mendoj për ty/ Nesër, sa të lind dielli/ krahët të m’i shkrijë si meteor në s’u djegsha, varur do mbetem qiellit…” janë disa nga vargjet kaq të ëmbla që Timo Flloko ja ka kushtuar Vera Grabockës.
21 Marsi është Dita e Poezisë. 21 marsi është edhe ditëlindja e regjisores Vera Grabocka. E kush më mirë se Timo Flloko mund të bashkonte ditën e poezisë me ditëlindjen e Verës?!
Regjisorja postoi në Instagram disa foto të çiftit dikur dhe sot, shoqëruar edhe me poezinë që Timo i ka kushtuar asaj. “Gëzuar ditëlindjen dashuria e jetës sime ♥” shkruhet në postim.
Vargjet janë shkëputur nga poezia “Ekuinoks ’83” pjesë e librit të Timo Fllokos me poezi dhe poema, “Trup e shpirt”. Poezia flet për dashurinë e tyre, për dyshimet, largësinë, por njëkohësisht edhe për ndjenjat që i rezistuan kohës. Në vijim gjeni vargjet që Vera postoi në Instagram si edhe poezinë e plotë:
21 Mars, ekuinoks
Verës.
E dashur Ve(ne)ra,
reja u tret qiellit,
fryu era.
E shtrenjtë, këtë herë
mbërrij tek ti,
përngaherë,
prej largësisë ekuivalente mes nesh,
në ditën baras me natën,
nga koha kur ishim aq larg
dhe po aq pafundësisht afër.
Largësisë dashuria humb,
nëse s’mbërrin në fund. …..