Në Konferencën Ndërkombëtare të Donatorëve në Bruksel për të ndihmuar Turqinë dhe Sirinë pas tërmetit shkatërrimtar, janë grumbulluar 7 miliardë euro. Ndër to ka qene pjesëmarrëse dhe Shqipëria, e cila do të dhurojë 1 milion euro ndihmë në shenjë solidarizimi.
Konferenca vjen pas tërmeteve shkatërruese më 6 shkurt, të cilët morën jetën e 50,000 njerëzve në Turqi dhe Siri, si dhe shkaktuan shumë dëme në ndërtesa dher materiale. Qasja në zonat e goditura në Siri u vonua dhe paratë e premtuara dje do të kufizohen në nevojat humanitare dhe rimëkëmbjen e hershme për shkak të krizës politike në vend.
Nga 7 miliardë euro, 1 miliard euro do të shkojë për Sirinë.
Kostoja e dëmeve të shkaktuara nga tërmetet tejkalon shumën e premtuar në konferencën e donatorëve. Vlerësimi paraprak i dëmeve në Turqi tregon nevoja shumë të mëdha mbi 100 miliardë dollarë.