Eshtë bashkim i të goditurve rëndë nga SHBA-BE dhe nën hetim për afera e krime, të cilët po luftojnë për pushtet, me shpresën se do t’i shpëtojnë drejtësisë. Nëse Saliu e Iliri, do arrijnë të fitojnë ndonjë bashki, zyrat e tyre do uzurpohen brenda ditës nga çakejt e Foltores dhe hajdutët e LSI
Dyshja Berisha- Metaj dhe Dule e Ndoka, krijuan aleancën zgjedhore PL-PD-PBDNJ-PDK, por pas vendimit të KAS që njohu Alibeajn si kryetar të PD, kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi, duhet të heq siglën “PD” nga logoja e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
Në çanakun “Bashkë Fitojmë”, janë futur grupet anti-SHBA të drejtuar nga “non grata” Sali Berisha e spiuni Ilir Meta, partia anti-shqiptare PBDNJ e Vangjel Dules dhe grupet greke “Omonia”, “Agimi Artë” e “Mavi”, që në programin e tyre kanë copëtimin e jugut të Shqipërisë.
Emërtimi “Bashkë Fitojmë” është ëndërr, mbasi Sali Berisha e Ilir Meta kanë mbetur vetëm e nuk do fitojnë sa të jenë gjallë, ndërsa Vangjel Dule e provoi veten më 25 prill 2021 si kandidat i PD e minoritetit grek, kur mori vetëm 540 vota e u bë deputet liste.
Qëllimi i bashkimit të dy mafiozëve ish- krerë shteti, të cilët prej kohësh janë në hall me drejtësinë e SHBA-BE dhe janë karta të djegura morale në Shqipëri, duhej të quhej koalicioni “Bashkë shpëtojmë nga burgu e vazhdojmë të vjedhim”.
Pas financimeve e përpëlitjeve të tyre, për t’u ri-bërë faktorë dominues e drejtues të politikës, pushtetit e shtetit në Shqipëri, qëndron tmerri dhe qëllimi për t’i shpëtuar drejtësisë, përballë të cilës, Sali Berisha e Ilir Meta janë vënë si persona e familje nën hetim.
Janë bërë bashkë e po luftojnë për pushtet, nga frika e prangave dhe sekuestrove pasurore, mbasi jo vetëm nuk e kanë më në dorë drejtësinë, por tashmë hetohen në bazë të Urdhrit të Presidentit Joe Biden, për të ndëshkuar politikanët dhe shtetarët e zhytur në korrupsion e krime.
Sali Berisha dhe Ilir Meta janë dy ekzemplarët e mafies shqiptare e rajonale, madje me lidhje ortakërie e pastrimi parash me oligarkët rusë, siç u publikua 2 ditë më parë në mediat zyrtare të BE, pagesat milionëshe që ka marrë Monika Kryemadhi nga një kompani offshore ruse me pronarë mikun e Putin.
Thënë qartë, koalicioni “Bashkë Fitojmë” është bashkim i të goditurve rëndë nga SHBA-BE dhe nën hetim për aferat e krimet që kanë bërë, të cilët po luftojnë për pushtet, me shpresën se do t’i shpëtojnë drejtësisë e do vazhdojnë të vjedhin.
Por nëse Saliu e Iliri, do arrijnë të fitojnë ndonjë bashki, zyrat e tyre do uzurpohen brenda ditës nga çakejtë e Foltores dhe hajdutët e LSI./Pamfleti