Sali Berisha në pamundësi për të shkuar në Britaninë e Madhe ashtu si Enver Hoxha që nuk dilte dot nga Shqipëria, ka mbledhur në një takim virtual një tufë shqiptarësh nga Hasi dhe Kukësi, që jetojnë në Londër.
Por pavarësisht se duket se i kishte menduar të gjitha “detajet”, Berisha ka lënë nam me gafat që tregojnë se nuk është mirë nga gjendja mendore.
Ai u shpreh se është mirënjohës ndaj qeverisë së madhërisë së saj, të ndjerën Elisabeth II. Pasi e ka kuptuar se gaboi (megjithëse se e tha gati 3 herë), Berisha ka kërkuar ndjesë duke qeshur si “budalla i lumtur”.
“Ambasadori Alastar Smith, është njëlloj McGoinigal. Ky njeri vazhdon të mashtrojë, i thotë qeverisë së tij se Berisha po përpiqet të sulmoje ambasadorin dhe qeverinë e Madhërisë së saj.
E vërteta është se ambasadorit i jam betuar se do e sulmoj publikisht për atë që ka bërë. Por e vërteta është se unë nuk e kam sulmuar kurrë qeverinë e madhërisë së saj, për të cilën kam shumë respekt.
Dua të dini ju, se ky filloi të ndjekë… madhërisë së tij (qesh) madhërisë së tij, më falni.”- tha Berisha.