osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Deputetë që paguhen pa punuar për t’u zhgërryer në mejhanet e Tiranës!

Deputetë që paguhen pa punuar për t’u zhgërryer në mejhanet e Tiranës!

Kjo klasë politike, e pandëshkuar për bëmat e saj idioteske të afro 30 viteve, që kërkon në mënyrën më të paturpshme të paguhet për ndenjen e saj mejhaneve të Tiranës, meriton vetëm flakjen e saj në gropën e harresës, që ne shqiptarët të mund marrim një ditë frymë të lirë. Sepse një gjë e tillë është edhe në dorën e plazhistëve të Durrësit që kanë treguar jo rrallë herë se drejtësia për ta është si t’u vijë nëpër mend atyre. Nuk ka më shumë vlerë. Aq më tepër që e kanë të qartë se së shpejti Vettingu do t’i godasë edhe ata.

 Ilirian Demiri

Deputetë dhe ish deputetë të këtij populli të varfëruar deri në skaj, marrin guximin për të kërkuar të paguhen edhe pa punuar, të paguhen për kohën që kanë shpenzuar duke u zhgërryer mejhaneve të panumërta në qendër të Tiranës. Kështu ka ndodhur këto ditë në këtë Shqipërinë tonë të varfër. Një grup deputetësh kanë çuar në gjyq parlamentin, duke i kërkuar pagesën për periudhën kur e vetmja gjë që kanë bërë është vërdallosja nga njëra mejhane në tjetrën të Tiranës. Duke u treguar shqiptarëve se ç’monstra kanë ditur të zgjedhin si përfaqësues të tyre.

Me çfarë ka ndodhur këto afro 30 vite, asgjë nuk duhet të na çudisë. Kjo hale klasë politike që kemi dhe s’kemi mundur as ta ndryshojmë, është bërë aq e neveritshme për gjithë shqiptarët, sa i ka detyruar t’ia japin vrapit e të largohen nga ky vend vetëm për të shpëtuar prej saj. Kjo klasë politike është bërë aq e paturpshme sa, as nuk do t’ia dijë për morinë e poshtërsive që ka realizuar ndër këto afro 30 vjet të kësaj pseudodemokracie që vazhdon të notojë në një tranzicion që s’ka të mbaruar.

Dhe e gjitha kjo, se kemi në krye të punëve këtë lloj monstre politike, e cila veç plaçkitjes së pasurisë kombëtare nuk di të bëjë gjë tjetër të hajrit. Plaçkitjen di ta bëjë mirë në favor të familjes së saj. Bile duke ngritur dhe instaluar një pushtet nepotiko – familjar krejt të neveritshëm, sa i ka trembur shqiptarët që mendjen e kanë për të ikur dhe për të shpëtuar nga kjo lloj monstre e çuditshme.

Të gjithë shqiptarët që mezi sigurojnë bukën për sofrën e fëmijëve, dëgjuan këto ditë se deputetë e ish deputetë, që me vullnetin e tyre, pa pyetur askënd, bojkotuan parlamentin për periudhën janar – qershor 2014 dhe shkurt 2017 – qershor 2017, kërkojnë të paguhen përmes gjykatës që ende vazhdon të jetë e mbushur me lloj-lloj plazhistësh të Durrësit, që kanë çuditur të madh e të vogël me sjelljen e tyre ndër këto vite të tranzicionit albanez.

Kjo klasë politike është bërë aq e paturpshme sa, nuk do t’ia dijë asgjë veç avenirit të saj. Nuk do t’ia dijë edhe pse e vetmja meritë e saj është varfërimi i skajshëm i shumicës së shqiptarëve. Kjo klasë politike nuk do t’ia dijë për 26 të vrarët në Gërdec, edhe pse është ajo që lejoi që në mënyrën më idioteske të transportoheshin me automjetet e ushtrisë tonelata armatim për demontim, vetëm 100, apo 200 metra larg qendrës së banimit. Një tregues që çuditi mbarë botën kur u mësua e vërteta. Dhe gjithçka u mbulua në mënyrën më idioteske me një “aksident teknologjik”, edhe pse kishte edhe fëmijë të mitur që humbën jetën. Me këtë, ne shqiptarët mësuam se për këtë klasë politike, jeta jonë nuk ka ndonjë vlerë.

Kjo klasë politike as nuk na llogarit ne shqiptarëve. Se është kështu, pa në një protestë, siç nuk kishte ndodhur kund tjetër në këtë botë, një kureshtar, u qëllua me plumb në ballë, ndërsa ishte duke qëndruar në një vend të ngritur me disa gazetarë, prej të cilëve njëri u plagos. I vrari kureshtar u la në fatin e tij, ndërsa gazetari i plagosur u kërcënua nëse do të fliste, gjë që e detyroi atë të largohej e të kërkonte strehim politik në një vend evropian.

Është kjo klasë politike që shiti edhe një sipërfaqe deti shqiptar, apo futi në xhepat e saj 230 milionë euro të Rrugës së Kombit pa i hyrë gjemb në këmbë. Është kjo klasë politike që për të rritur fitimet e saj e mbolli gjithë Shqipërinë me hashash, aq sa edhe pse kanë kaluar dy vjet nuk po soset gjithë ai prodhim, që sot ka prishur edhe rregullat e tregut nëpër Evropë.

Me pak fjalë, kjo klasë politike nuk na çudit më aspak me çfarë bën. Bile edhe kur mësuam se kërkon të paguhet, edhe pse nuk ka qenë në punë asnjë sekondë. Sepse për të, morali është budallallëku më i madh që ka krijuar njeriu. Ndaj ajo as nuk do t’ia dijë për moral, apo gjë tjetër. Bile ajo krenohet se tashmë është krejtësisht e pamoralshme. Është açik kjo arsyeja, që i ka shkuar mendja të kërkojë të paguhet, edhe pse nuk ka qenë asnjë dekik në punë.

Ajo vetëm qesh, kur ne fukarenjtë ia japim votën sa herë na e kërkon. Vetëm se ajo e ka kuptuar se tashmë është ndarë përfundimisht me ne. Këtë e tregoi edhe protesta që organizoi së fundmi. Ishte një ndarje përfundimtare mes shqiptarëve dhe asaj klase politike, së cilës i mungon krejtësisht morali duke e kthyer në një oligarki politike, së cilës duhet t’i qëndrojmë sa më larg për të shpëtuar veten dhe familjen tonë.

Kjo klasë politike, që për afro 30 vjet nuk ndryshoi duke humbur gjithë besimin e gjithë shqiptarëve, tashmë ka ardhur koha të flaket në gropën e harresës. Dhe këtë shqiptarët duhet ta bëjnë që në zgjedhjet më të afërta. Për të mundur të shpëtojnë nga gjysmë shteti familjar që kjo klasë politike ka mundur të ndërtojë, një shtet që i shërben vetëm asaj, ndërsa përzë nga vatra stërgjyshore shumicën e shqiptarëve.

Kjo klasë politike, e pandëshkuar për bëmat e saj idioteske të afro 30 viteve, që kërkon në mënyrën më të paturpshme të paguhet për ndenjen e saj mejhaneve të Tiranës, meriton vetëm flakjen e saj në gropën e harresës, që ne shqiptarët të mund marrim një ditë frymë të lirë. Sepse një gjë e tillë është edhe në dorën e plazhistëve të Durrësit që kanë treguar jo rrallë herë se drejtësia për ta është si t’u vijë nëpër mend atyre. Nuk ka më shumë vlerë. Aq më tepër që e kanë të qartë se së shpejti Vettingu do t’i godasë edhe ata.

Shumëçka presin shqiptarët e stërlodhur e të stërvarfëruar në këto afro 30 vjet të kësaj pseudodemokracie.