Futbollisti turk Cenk Tosun u përfshi mbrëmjen e te premtes në një sherr masiv me tifozët që gjendeshin në stadiumin e Gjeneves në miqësoren midis Turqisë dhe Tunizisë që përfundoi në barazim 2-2.
Fotografitë dhe videot tregojnë qartë se ai kalon në një moment që nuk kontrollon veten dhe e gjitha kjo ndodhi ngaqë babai dhe xhaxhai i tij që ishin në stadium u konfliktuan me tifozët. Më pas në fushë u futën shumë tifozë, duke bërë që të ndërhynte policia.
/Pamfleti Sport
Arsenal fans may be interested to know defensive target Caglar Soyuncu scored vs Tunisia. A pitch invasion followed pic.twitter.com/xswIQjgEOW
— Turkish Football (@Turkish_Futbol1) June 1, 2018