Gafat e Belind Këlliçit s’kanë limit. Duke harruar se ai garon si kryetar i bashkise se Tiranes dhe jo si kryetari i opozitës, sot ka premtuar që në rast se do të fitojë zgjedhjet e 14 majit, ai do ta nderpresë pagesën për sherbimin e mbledhjes dhe asgjesimit të mbetjeve urbane në kryeqytet, që ai i cilëson si një skandal.
Lajmërimin e cuditishëm e ka transmetuar me entuziazëm një nga mediat e oborrit të Berishës:
Këlliçi tha se një ndër gjërat e para që do të bëjë nëse do të fitojë zgjedhjet si kryetar i Bashkisë së Tiranës do jetë ndërprerja e pagesës prej 80 mijë eurosh në ditë për inceneratorët fantazmë dhe kalimin e këtyre fondeve në ndërtimin e çerdheve, shkollave apo ujësjellësave.
“80 mijë euro në ditë, a nuk të mjafton a nuk të duket diçka interesante kjo për qytetin? Ato 80 mijë euro në ditë që shkojnë për inceneratorin fantazëm do t’i destinoj në ndërtime çerdhesh, kopshtesh dhe shkollash. Të të jap një rast në Unazën e Re në Astir një komunitet me 70 mijë banorë që ka 0 kopshte, 0 çerdhe dhe 0 shkolla”, deklaroi Kellici në një dalje televizive”.
Natyrisht Këllci nuk ka treguar impaktin mbi kushtet higjenike që do të prodhonte ne kryeqytet mospagesa dhe ndërprerja e shërbimit të mbledhjes dhe asgjeësimit të mbetjeve urbane.
Per hir të së vërtetës, duke e ditur edhe ai vetë që nuk ka asnjë shans fitore, ky i pastrimit të Tiranës, është një detaj realisht i parëndësishëm.