Thellohet skandali sa i takon pazare që bashkëshortja e Ilir Metës, Monika Kryemadhi ka bërë me rusët. Media evropiane me qendër në Bruksel “Eu Reporter” ka reaguar sërish sa i takon investigimit të parave ruse të deputetes së Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhit.
Në përgjigje për “Top Channel” shkruhet se provat janë tre transferta bankare nga Monika Kryemadhi të cilat tregojnë se në vitin 2017 ajo ka marrë dy pagesa nga Holdem Holdings Limited, një kompani e inkorporuar në Qipro dhe ka bërë një pagesë për Vradus Holdings Limited, një tjetër kompani sërish e inkorporuar në Qipro.
Sipas “Eu Reporter”, këto janë dorëzuar nga një burim anonim, i cili do t’i dorëzojë dosjet në Strukturën e Posaçme Shqiptare Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Pra, thellimi i këtij skandali, duket se do t’i prishë qetësinë Monika Kryemadhi dhe familjes “Meta” në veçanti.
Përgjigjja e plotë e “EU Reporter”:
Në 15 mars 2023, EU Reporter publikoi një artikull me titull “Rusia duke përdorur të gjitha mjetet për të përforcuar kontrollin në Ballkan”. Në kuadër të këtij shkrimi, “Eu Reporter” ka përfshirë provat e tre transfertave bankare nga Monika Kryemadhi, bashkëshortja e ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta. Provat e marra tregojnë se në vitin 2017 Kryemadhi ka marrë dy pagesa nga Holdem Holdings Limited, një kompani e inkorporuar në Qipro dhe ka bërë një pagesë për Vradus Holdings Limited, një tjetër kompani e inkorporuar në Qipro.
Përmes hetimit të strukturës së pronësisë së dy kompanive, Holdem u zbulua se zotërohej të paktën pjesërisht nga Alekander Smuzikov dhe Alekander Kaplan, dy biznesmenë rusë të naftës në kohën e transaksionit. Vradus u zbulua se ishte në pronësi të Vitaly Savvin, një tjetër biznesmen rus i naftës dhe ish-partner biznesi i Smuzikov dhe nuk kishte asnjë tregues se pronësia e Vradus kishte ndryshuar.
Reagimi i Monika Kryemadhit
Në përgjigje të shkrimit, Kryemadhi është përgjigjur në media si më poshtë:
A) nuk kam qenë asnjëherë aksionere e ndonjë kompanie në jetën time;
B) nuk kanë pasur kurrë një llogari bankare në Zvicër;
C) nuk kemi pasur kurrë marrëdhënie financiare me ndonjë firmë apo biznesmenë ruse, përfshirë edhe ata që ju pretendoni.
Përgjigje Kryemadhit
A) Provat e pretenduara tregojnë qartë se Kryemadhi kishte një llogari bankare në Credit Agricole Suisse SA në Zyrih, Zvicër. Kryemadhi figurohet qartë si pronarja e kësaj llogarie.
B) Siç u tha më sipër, provat tregojnë se Kryemadhi ka marrë pagesa nga Holdem dhe ka bërë një pagesë për Vradus. Të dhënat e korporatave qipriote tregojnë se në kohën e transaksioneve, Holdem ishte në pronësi të tre kompanive të inkorporuara nga Ishujt e Virgjër Britanikë (BVI): Curol Investments Limited, Vollandes Assets Corporation dhe Kealy Worldëide Corp. Sipas Reuters, Smuzikov dhe Kaplan u zbuluan se ishin përfituesit përfundimtarë pas një kompanie të inkorporuar në MB, Balkan Petroleum Holding Limited.
Sipas të dhënave të korporatave në Mbretërinë e Bashkuar, Smuzikov u rendit si me ndikim ose kontroll të rëndësishëm. Të dhënat e korporatave në Mbretërinë e Bashkuar tregojnë gjithashtu se kompania mëmë e drejtpërdrejtë e kompanisë britanike ishte Davolia Holdings, një tjetër kompani e inkorporuar në Qipro e regjistruar gjithashtu në të njëjtën adresë si Holdem. Davolia dhe Holdem kishin gjithashtu të njëjtin drejtor, Pantelitsa Chrusostomou. Të dhënat e korporatave të Qipros tregojnë se Davolia ishte në bashkëpronësi në një pjesë të barabartë nga Vollandes dhe Dalia Global Corp, një kompani tjetër e inkorporuar nga BVI.
Prandaj, Smuzikov dhe Kaplan duhet të kenë qenë gjithashtu pronarë të Vollandes dhe Dalia Global Corp dhe për rrjedhojë duhet të kenë pasur të paktën pjesërisht pronësinë e Holdem në kohën e transaksioneve me Kryemadhin. Nga viti 2012 deri në vitin 2022, Vradus zotëronte tregtarin e naftës të inkorporuar në Rusi, OOO Magnatek, e cila u themelua nga Vitaly Savvin. Në një intervistë të vitit 2012 me Forbes, Savvin raportoi se ai vazhdoi të zotëronte Magnatek përmes Vradus. Prandaj, Savvin ishte pronari përfundimtar i Vradus. Pretendimet janë dorëzuar nga një burim anonim, i cili do t’i dorëzojë dosjet në Strukturën e Posaçme Shqiptare Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Reagon sërish Kryemadhi
Por sa i takon këtij skandali dje ka regjura sërish deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, e cila teksa ka qenë e ftuar në një studio televizive, ka komentuar për shkrimin e “Eu Reporter” që akuzonte atë për paratë ruse. Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi shprehet se ky është një portal me pagesë, i cili financohet nga Kina, duke shtuar se pritet që të publikojnë edhe shkrime të tjera që përfshijnë familjen e saj apo anëtarë të tjerë të opozitës.
“Pasi unë i kam dërguar një email se kush jam dhe kërkova të më vinin në dispozicion dokumentacionet që ata kishin, 2-3 minuta më vonë është fshirë artikulli. Ndërkohë që redaksisë suaj i janë përgjigjur me një email që po vazhdojnë hetimet. Mirë do të ishte në fakt që të vazhdojnë hetimet dhe nëse edhe ju si redaksi e keni këtë komunikim do të dëshiroja që të vihesha dhe unë në dijeni në mënyrë të tillë që t’jua bëja forëard duke pasur parasysh që me investigimet që ata do të bëjnë të më informojnë dhe mua dhe unë ta ndjek këtë histori.
Në emrin e Monika Kryemadhit janë falsifikuar disa transaksione të përdorur për shoë politik. Pritet që të ketë të tjerë artikujt për familjen Kryemadhi dhe pjesëtar të tjerë të opozitës. Në një kohë kur artikulli i ‘Financial Times’, shkruante për Ramën dhe lidhjet e tij me Rusinë dhe investigime të tjera në shumë vende të Evropës, dalin këto artikuj të tjerë për të hequr vëmendje. Këto portale bëjnë shkrime me pagesë dhe financohen nga kompani kineze, për të lobuar për partitë e tyre”, deklaroi Kryemadhi.
Çfarë ka ndodhur?
Kujtojmë se në një artikull të ditës së mërkurë, “Eu Reporter” solli dokumente të siguruara nga inteligjenca amerikane, që tregojnë transaksione monetare të Monika Kryemadhit me kompani guaskë të regjistruara në parajsa fiskale. Pagesat janë marrë nga kompania offshore “Holdem Holdings”, e cila kontrollohet nga oligarkët rusë të naftës Alexander Smuzikov dhe Alexander Kaplan. Monika Kryemadhi dyshohet se është aksionere në kompaninë offshore të kontrolluar nga rusët, pasi në mandat pagesat thuhet se shuma prej 13 mijë e 500 euro është marrë si divident për aksioneren.
Kryemadhi gjithashtu ka bërë një pagesë për një kompani offshore, “Vradus Holdings”, e cila kontrollohej nga Vitaly Savvin, një oligark rus nafte, që sikurse u zbulua nga Forbes ishte një nga donatorët më të mëdhenj të Putinit. Investigimi i “Eu Reporter” ngre dyshime se dy kompanitë në fjalë të regjistruara në parajsa fiskale nuk kanë asnjë aktivitet, por shërbejnë si maskim në këtë rast për të shpërndarë paratë ruse për politikanët e korruptuar në Evropën Lindore si pjesë e strategjisë së Moskës për të rritur influencën në këto vende.