Destinacioni i saj më i preferuar ka qenë Vjena. Ndërkohë po ashtu disa qytete të Italisë mbeten destinacione, ku nuk mungojnë dhe Turqia me Greqinë. Pra mesa duket Monika Kryemadhi çdo fundjavë e ka kaluar jashtë vendit…
Zbulohen udhëtimet e Monika Kryemadhit jashtë vendit. Ish-kryetarja e LSI dhe njëherësh bashkëshortja e Ilir Metës mund të konsiderohet si ndër politikanët që ka udhëtuar më shumë jashtë vendit, ndonëse posti që ka mbajtur nuk ka qenë i një rëndësie aq të madhe.
“Pamfleti” ka siguruar në mënyrë ekskluzive të dhënat e sistemit TIMS të Monika Kryemadhit që nga viti 2006 dhe deri në vitin 2018, kur ajo vijonte të ishte kryetare e LSI. Në këtë hark kohor ajo ka udhëtuar plot 251 herë (hyrje-dalje), shumica udhëtime me avion. Për të qenë më të saktë, ka dalë nga Shqipëria 131 herë, nga vit 2006 deri në 2018. Por nuk kanë munguar dhe kalimet nga pikat kufitare tokësore.
Gjatë kohës që LSI ishte në opozitë, Kryemadhi ka udhëtuar zakonisht me autovetura. Ajo që vihet re është se në këto udhëtime ajo ka përdorur të njëjtin automjet, me targa TR0199L. Ky automjet nuk është deklaruar asnjëherë në ILDKP nga Kryemadhi. Madje ajo dhe burri i saj nuk kanë deklaruar kurrë se kanë makinë.
Në momentin që Ilir Meta firmosi aleancën me Sali Berishën në vitin 2009, nis dhe luksi i Kryemadhit. Pas këtij viti ajo i ka lënë autoveturat dhe ka udhëtuar me avionë, ku në disa raste edhe me Charter. Ajo që bie në sy është se gjatë kohës që ishte kryetare e LSI kanë qenë dhe udhëtimet më të shpeshta. Në qershor të viti 2017 ajo mori drejtimin e partisë dhe figuron që në këtë vit ka udhëtuar jashtë vendit plot 26 herë, nga këto 22 herë ka fluturuar nga Rinasi. Destinacionet e saj kanë qenë Rimini, Bolonja, Vjena, Athina dhe Roma. Ajo që vihet re është se janë shpenzuar miliona lekë për bileta avioni dhe Kryemadhi nuk ka bërë asnjë deklarim askund. Nëse shihet vetëm viti 2017, ajo ka udhëtuar jashtë vendit thuajse çdo dy javë. Madje në shtator të 2017 ka udhëtuar drejt Italisë dhe Austrisë 5 herë brenda muajit.
Destinacioni i saj më i preferuar ka qenë Vjena, ku dhe dyshohet se ka bërë ndërhyrje të shumta estetike, për të cilat do të flasim më vonë. Ndërkohë po ashtu disa qytete të Italisë mbeten destinacione dhe Turqia gjithashtu. Pra mesa duket Monika Kryemadhi çdo fundjavë e ka kaluar jashtë vendit, sidomos që kur mori drejtimin e LSI. Ndërkohë që burri i saj qan hallet e shqiptarëve që jetojnë në varfëri. /Pamfleti