osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“E morën me makinë private e i bënë pyetje provokuese”! Çfarë thuhet në ankimimin e Arben Ahmetajt për kontrollin e banesës?

“E morën me makinë private e i bënë pyetje provokuese”! Çfarë thuhet në ankimimin e Arben Ahmetajt për kontrollin e banesës?

Deputeti socialist Arben Ahmetaj dhe bashkëjetuesja e tij, Erjola Hoxha, i janë drejtuar Gjykatës së Posaçme të Apelit me kërkesë për të shpallur si anti-kushtetues vendimin për kontrollin e ushtruar në banesën ku ata jetojnë.

I jashtëligjshëm, sipas avokatëve të Ahmetajt, Ardian Visha dhe Henrik Ligori, është edhe procedura e kontrollit të banesës dhe ajo e kontrollit personal ndaj Erjola Hoxhës.

Argumenti kryesor i antikushtetueshmërisë, sipas avokatëve është nevoja për një autorizim nga Kuvendi, pasi Ahmetaj është deputet.

Avokatët argumentojnë se edhe pse Ahmetaj dhe Erjola Hoxha nuk janë të martuar, ata kanë një bashkëjetesë të gjatë dhe janë prindër të një fëmije, duke i bërë ata një familje, ndaj për kryerjen e kontrollit duhet autorizim nga legjislativi.

Gjithashtu, mbrojtësit thonë se SPAK nuk kishte asnjë shkak të ligjshëm për të kryer kontroll në banesë, apo që të aksesonte komunikimet telefonike të Erjola Hoxhës.

Gjykata e Apelit pritet të hedh shortin për përcaktimin e gjyqtarit që do shqyrtojë kërkesën e ish-ministrit dhe bashkëjetueses së tij.

Blendi Fevziu: Çfarë ka ndodhur? BKH ka kontrolluar shtëpitë ku mendohet që janë rezidenca të deputetit Ahmetaj. Ahmetaj ankohet që duhet të kishte një leje nga parlamenti për këtë.

Eni Ferhati: Po dhe bazohet në nenin 73 të Kushtetutës sipas të cilit, arrestimi apo çdo masë tjetër ndaj një deputeti, qoftë edhe kontrolli personal apo i banesës së tij duhet të marrë autorizim nga Kuvendi. Avokatit e Ahmetajt pretendojnë që në radhë të parë kemi të bëjmë me një vendim antikushtetues, por edhe të paligjshëm, sepse agjentët e BKH kanë shkuar dhe e kanë pritur bashkëjetuesen e zotit Ahmetaj poshtë zyrave të një kompanie private ku ajo punon. I kanë sekuestruar edhe aparatin e saj celular. Duke i ushtruar dhe trysni që në moment ajo t’i tregojë dhe fjalëkalimin, por dhe Pin-in e kartës SIM, dhe në mënyrë faktike tashmë SPAK ka dhe komunikimet private me bashkëjetuesen e tij.

Blendi Fevziu: Ka sekuestruar celularin?

Eni Ferhati: Celularin e saj personal. Ndonëse nuk specifikohej në vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të dhënë më 8 Mars. Nga ana tjetër edhe Ahmetaj ka qenë i pranishëm vetë në pjesën e dytë të kontrollit që i është ushtruar vilës së tij në Gjirin e Lalzit. Sepse është telefonuar nga bashkëjetuesja e tij, duke e vënë në dijeni që janë agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Blendi Fevziu: Jo shtëpinë ku ata banojnë në Tiranë?

Eni Ferhati: Jo shtëpinë në Tiranë. Ka qenë dhe një banesë tjetër e personave të ngushtë, ndoshta e ish-bashkëshortes së Ahmetajt që është kontrolluar. Por sipas ankimit të tyre, ky vendim është antikushtetues, i paligjshëm. Dhe agjentët e BKH, për më tepër, avokatët e Ahmetajt pretendojnë që e kanë marrë me automjetin e tyre privat nga Tirana deri në Gjirin e Lalzit duke e detyruar në njëlloj mënyrë, ndonëse Kodi i Procedurës Penale, apo aktet në fuqi parashikojnë që mund t’i lihet kohë dy orë. Ajo mund të merrte me vete një mbrojtës ligjor gjatë kontrollit të banesës. Nga ana tjetër sipas ankimit, agjentët e BKH kanë bërë pyetje sugjestionuese, apo provokuese.

Blendi Fevziu: Çfarë domethënë provokuese?

Eni Ferhati: Lidhur për shembull për disa sende të dukshme me vlerë, që janë gjetur në atë banesë, duke e pyetur bashkëjetuesen e Ahmetaj, zonjën Erjola Hoxha, se sa kushton kjo, ku e keni gjetur, e kështu me radhë. Do të jetë Gjykata e Apelit që do ta vlerësojë nëse ky kontroll ka qenë konform ligjit apo jo.

Blendi Fevziu: Nëse e vlerëson që ka qenë në shkelje të ligjit?

Eni Ferhati: Nëse e vlerëson patjetër që ky aksion i SPAK do t’i bashkëngjitet hetimit që ka ndaj zotit Ahmetaj, në rast se do të shpallet antikushtetues. Megjithatë nga pikëpamja juridike është një precedent i rrezikshëm që duhet të kemi një vendim./tvklan.al