Me opozitën të vendosur për të bllokuar punën normale të institucioneve, nëse qeveria nuk largon ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, edhe kjo e enjte në Parlament u shoqërua me tension dhe bllokadë.
Por pavarësisht se palët nuk bien dakord në ideologji dhe pika të caktuara, duket se për veshjet e luksit të gjithë deputetët mendojnë njësoj, pasi Parlamentit nuk i munguan as këtë javë kostumet e shtrenjta dhe fustanet shumëngjyrësh të grave e vajzave deputete.