osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Perlat e Nard Ndokës: Alibeaj të shkojë në selinë e PD e t’i dorëzojë vulën Berishës, nëse do të nderohet! PS nuk fiton asnjë bashki më 14 maj

Perlat e Nard Ndokës: Alibeaj të shkojë në selinë e PD e t’i dorëzojë vulën Berishës, nëse do të nderohet! PS nuk fiton asnjë bashki më 14 maj

KAS i dha sot të drejtë Alibeaj për të regjistruar PD në zgjedhje. Kreu i PDK-së, Nard Ndoka, thotë se akti politik që do të nderonte Alibeajn do të ishte paraqitja e tij në selinë e PD dhe dorëzimi i vulës te kryetari legjitim i saj zoti Berisha.

Ndoka: Do të dëshiroja që Alibeaj të paraqitej në selinë e PD nga e cila ka dalë deputet, të takonte kryetarin legjim zotin Berisha, t’i dorëzonte vulën dhe ti uronte suksese për fushatën elektorale duke u bërë pjesë integrale e kësaj fushate. Zgjedhjet lokale janë të qarta, janë 61 kandidatë të dalë nga primaret.

Kanë nisur fushatën elektorale. Kanë një koalicion të regjistruar, PD është e regjistruar dhe brenda koalicionit, nuk ka as pengesë ligjore përveç vulës që mbahet peng nga Alibeaj. Nëse vazhdon akoma në drejtim të kundërt do të jetë një falimentim total i tyre, rezultati do të jetë katastrofik. Më tepër do të diskretitonin veten sesa do të dëmtonin opozitës.

E teksa palët duket qartë se do të veprojnë në rrugë të ndara, Ndoka i ftuar në Rtv Ora thotë se ka zero ndikim te koalicioni opozitar.

Ndoka: Në koalicion nuk ndikon fare. Berisha do të jetë drejtuesi i këtij koalicioni, prova është dhënë me 6 mars, nuk presim diçka të re. Presim fitoren në shumicën e bashkive të vendit. Këto janë vlerat e pluralizmit. Mund të ketë edhe kandidatë të pavarur, kandidatë të partive të tjera. Nuk shoh asnjë problem. Duke qenë pjesë e opozitës duhet ti bashkoheshin aksionit opozitar. Nëse do tentojnë të prishin punë, do ti prishin më shumë punë vetes se opozitës dhe PD.

Sa i takon koalicionit “Bashkë fitojmë”, pjesë e të cilit është dhe partia e tij, Ndoka thotë se është arritur marrëveshja më e mirë e mundshme.

Ndoka: Të gjithë jemi fokusuar te fitorja e kandidatëve. Pjesa e këshillave bashkiakë, dhe këtu është një formulë e qartë. Ishte zgjidhja më e mirë e mundshme. Interesin i PDK ishte të kandidoja vetëm dhe për këshillat bashkiakë por unë kam arritur ti bind që të jenë një vlerë e shtuar për koalicionin.

Pritshmëritë për 14 majin i ka tepër të larta dhe kjo sipas Ndokës jo vetëm për shkak të konsumimit të Edi Ramës por edhe alternativës me të cilën paraqitet opozita.

Ndoka: Nga 61 bashki unë nuk do mendoja ta fitonte ndonjë PS. Edi Rama gjykohet sot nga keqqeverisja e tij por edhe në nivel lokal. 5-6 bashki i ka bërë të falimentojnë fare.Nuk kanë të ardhura me pagu as shpenzime e tyre, 20 të tjera janë në atë prag. Edi Rama edhe kryeministër, edhe kryetar bashkish i dha një goditje vdekjeprurëse. Kjo është dita e shpagimit, ata do ta ndëshkojnë me votë Edi Ramën.

Po kështu qytetarët do të shohin dhe një opozitë funksionale. Unë këtë pretendoj me këtë konsum që ka Edi Rama, gjysmën e qeverisë e ka në burg. Vota do të jetë ndëshkuese qoftë dhe në Vlorë që e ka zonë të tij elektorale.

Pritet ndëshkim dhe nga vetë socialistët. Edi Rama ka frikë votë, sot do përballet me të. Kur pa bashkimin e koalicionit opozitar i dha të drejtën edhe viktimës Lulzim Basha të ngatërrohej nëpër këmbë. Por nuk e ndihmon kjo. Nuk jemi në kushtet e 6 marsit, ku për një muaj Berisha rrahu Ramën dhe Bashën bashkë në Shkodër, ditën më të keqe të PD dhe zotit Berisha. Sot është shumë më tepër non grata Edi Rama në SHBA. Duhet të jetë përballë drejtësisë.