osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Zbulohet kaseta e parë e përgjimit të Lulit

Zbulohet kaseta e parë e përgjimit të Lulit

Pas alarmit të ngritur nga Luli për përgjimin e tij dhe të familjes së tij, më në fund shërbimet arritën të kapin kasetën e parë të përgjimit të tij.

Një kopje e kasetës ju çua Doktorit.

Raporti për kasetën:

Sot kemi dalë që në orën 07:00 para SHQUP-it.

Duke menduar që Luli ka shumë punë, menduam se do dilte shumë shpejt në punë.

U ulëm tek stoli përballë SHQUP-it, buzë Lanës.

Në orën 08:00 roja i SHQUP-it hyri brenda dhe e mbylli sërish derën.

Njëri prej nesh u nis dhe shkoi tek pallati i Lulit.

Aparati i përgjimit që kemi vënë ngjitur me pallatin nuk po regjistronte asgjë.

Në orën 09 e 15 minuta u regjistrua zëri i parë.

Luli pyeti a ka më kafe.

Pastaj një zë gruaje, dhe përsëri heshtje.

Dëgjohet zile e derës dhe dikush hyn brenda.

Përshëndeten dhe Luli e pyet si është babi me mamin sot.

Pastaj heshtje dhe biseda me zë të ulët.

Ora 09: 45, Luli del nga shtëpia.

Shoku im më njoftoi se po vjen.

Luli pas pesë minutash u shfaq tek semafori i “Rrugës së Elbasanit” dhe u drejtua për në SHQUP.

Roja hapi derën dhe sapo makina hyri brenda, e mbylli përsëri.

Nga një kafe afër nesh u ngrit Ed Paloka dhe u nis drejt SHQUP-it.

Pastaj u shfaq dhe Alibeaj me Mulin.

Nga aparati i përgjimit afër zyrës u dëgjuan përshëndetjet e tyre.

Luli që flet diçka përsëri për mamin dhe babin.

Kunati i thotë se kanë dalë po pijnë kafe në Bllok.

Pastaj dëgjohet Ed Paloka që thotë se “ai Babalja më duket është thkërdhatë dhe na ka tradhtuar.”

Heshtje, dhe Luli thotë sërish “pyet pak babin çu bë me atë punën që folëm dje?”

Pastaj qetësi, dhe Luli që kërkon prapë kafe.

Bie zile e telefonit dhe Luli që flet me zë më të sigurtë.

Po fliste për një revoltë të re, të fortë.

Matanë telefonit duhet të ishte Doktori, pasi ky po i shpjegonte se “është e vështirë të bëjmë protestë tjetër” dhe se “Flamuri ka marrë përsipër ta bëjë, pasi mua më rrezikohet familja”.

Vazhdon biseda e Doktorit dhe Luli në fund i thotë “të kuptova” .

Pastaj i drejtohet Palokës dhe i thotë se “jemi të rrezikuar. Babin, mamin dhe vëllain, duan të mi vrasin.”

-Kuth janë ata thkërdhata se i bëj copë, tha Paloka?

Po nis thunat menjëherë.

Qetësi në zyrë.

Shikohet Paloka që ikën në drejtim të Selvisë me disa çuna.

Ora 12:00.

Paloka kthehet i dëshpëruar nga Selvia.

Luli është në qetësi të plotë në zyrë dhe dëgjohet një gërhitje e lehtë.

Hyn Paloka.

-Thkova tek shtëpia, tha.

Mami me babin ishin mirë dhe nuk dinin gjë.

Nuk kanë kuptuar gjë.

Vëllai paska dalë herët dhe se gjeta.

-Po ku shkove ti, pyeti Luli?

-Tek njerëzit e tu pra, tek thtëpia.

-Po jo atje o burrë, se nuk e kisha për prindërit e mi.

Se unë mami dhe babi i them vjehrrës dhe vjehrrit.

Kunatin po e kam si vëlla. Ata janë të rrezikuar.

Njerëzit e shtëpisë nuk i njeh njeri.

-Ah, më fal, tha Paloka. Ja po nisem t’i gjej ata.

-Jo jo, tani janë këtu, por duhen ruajtur mbasditeve, tha Luli.

Këtu ndërpritet kaseta, pasi shumica e saj është bosh.