Përfundojnë dy ndeshjet e të raundit të 1/16 të Champions League. Reali i Madridit dhe Napoli janë 2 ekipet e fundit që presin biletën për në fazën çerekfinale.
Supersfida mes Realit të Madridit dhe Liverpulit e zhvilluar në “Santiago Bernabeu” është mbyllur me fitoren e “Los Blancos” me rezultatin minimal 1-0. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 78. Kapiteni, Karim Benzema gjeti rrugën e rrjetës, duke çuar peshë zemrat e tifozëve madrilenë pas asistit të Vinisius Zhunior.
Ndeshja e parë mes këtyre dy ekipeve e zhvilluar në “Anfield Road” kishte përfunduar me fitoren e thellë të ekipit të Karlo Ançelotit me rezultatin e thellë 2-5.
Në ndeshjen tjetër, Napoli ka mundur me rezultatin e thellë 3-0 Ajntrahtin e Frankfurtit, duke u kualifikuar në çerekfinalen e Champions League. Politano nga e djathta lëshoi një harkim perfekt dhe Osimhen me kokë nuk fali duke kaluar ekipin në avantazh në fundin e pjesës së parë.
Në minutëne 53, ishte sërish sulmuesi nigerian, i cili finalizoi një aksion të shkëlqyer të Napolit duke shtyrë topin në rrjetë.
11 minuta më vonë, Napoli realizoi edhe golin e 3. Kësaj radhe ishte Zielinski, i cili trefishoi shifrat nga pika e bardhë e penalltisë.
Ndeshja e parë mes këtyre dy ekipeve e luajtur në Gjermani kishte përfunduar me fitoren e pastër të napolitanëve me rezultatin e pastër 0-2.
Skuadrat e kualifikuara në çerekfinale janë: Milani, Interi, Napoli, Çelsi, Mançester Siti, Reali i Madridit, Bajerni i Mynihut dhe Benfika.
Kujtojmë që shorti për fazën çerekfinale të Champions League do të hidhet ditën e premte më 17 mars në orën 12:00.