Armando Dobra po shkëlqen këtë sezon me Chesterfield teksa është kthyer në titullar absolut duke shënuar plot 10 gola këtë sezon. Në FA Cup, ngriti lart emrin e tij teksa shënoi 5 gola, dy kundër West Bromwich të Championship.
Kjo ka bërë që faqja zyrtare e FA Cup ta rendisë djaloshin shqiptar në garë për çmimin prestigjoz të “Lojtarit të ri më të mirë”. Në garë për këtë trofe personal janë edhe talentë të skuadrave elitare si Alejandro Garnaho i United apo Stefan Bajcetic i Liverpool.
Dobra ka qenë një titulalr absolut me Shqipërinë U-21 dhe performancat e mira kanë bërë që të bie edhe në sy të Kombëtares A e cila me trajnerin e ri Sylvinho është gati të hapë një epokë të re ku çdo futbollist ka mundësinë të bëhet pjesë nëse performon mirë.