Televizori grek “Star”, i ka kushtuar sot një kronikë bregdetit shqiptar, jo për tas promovuar por për të bërë një denoncim.
Në kronikën e këtij televizioni thuhet se minoriteti grek, në jugun e Shqipërisë po sulmohet dhe po i marrin pronat.
Kjo kronikë shkon më tej kur thotë se kryeministri Edi Rama do të ndërtojë një resort turistik të tijin në pronat e minoritarëve grek.
“Është parajsë tokësore e Epirit të Veriut. Dëgjon emrin e Drimadhes Himarë. Plazhet janë të artë të mbuluara nga pemët e ullirit, ujërat e kaltër dhe një treg turistik me hotele të shfrenuar që mbijnë si kërpudha pranë njëri-tjetrit dhe bar plazhi për tu përshkuar çdo verë”, thuhet në një pjesë të kronikës.
Ndërsa më tej vijohet: Pak nga bukuria e këtij vendi, duket se e dëshiron ta rrëmbej Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili është duke u përgatitur për të ndërtuar resortin e tij në zonën e Gjipes në Himarë”
“Ka 6 lloje të vilash, një restorant bar, një skelë druri për anije, pishinë, të trajtimit të ujërave të zeza dhe parkim nëntokë si dhe në natyrë. Sipas ankesave të autoriteteve lokale, Rama duket se po shpërndan tokën tek njerëzit e tij”, thuhet në fund të kronikës.
Këto televizione bordello mirë bëjnë kur nga Preveza deri në Artë jan tokat e Çamërisë, ndësa mediat shqiptare gëlojnë me luftën e madhe që bëjnë për pushtet krimnelat dhe hajdutët e padënuar të politikës shqiptare.