Koalicioni mes PD dhe LSI nuk po gjen prehje jo vetëm për shkak të qëndrimeve diametralisht të kundërta, përsa i përket bërjes opozitë në Shqipëri dhe goditjes së qeverisë së Ramës.
Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, duke pasur një qëndrim më të përafruar me ish kryeministrin Sali Berisha, por dhe mosbesim të fortë ndaj kreut të PD Lulzim Basha të cilin e akuzon se s’heq dorë nga “flirtet” me Edi Ramën, ka vendosur të jetë konkrete me liderin e PD.
Duke qënë se koalicionet në fund të herës janë në funksion të ballafaqimeve elektorale, qofshin parlamentare apo vendore, Kryemadhi ka vendosur të luajë “rëndë” për zgjedhjet për pushtetin lokal që zhvillohen në qershorin e ardhshëm dhe tashmë kemi hyrë pikërisht në vitin elektoral.
Për këtë arëye një ndër detyrat më të vështira për një koalicion në zgjedhjet vendore, ku krerët e bashkive zgjidhen në konkurrim të drejtëpërdrejtë me kundërshtarin, parësore është mosndarja e votave të koalicionit.
Për këtë arësye, partitë politike para zgjedhjeve, një vit para ndoshta ndajnë në parim bashkitë ku do të konkurrojnë kandidatët për kryetarë të gjithë partive koalicioniot, sipas peshës elektorale.
Janë gjithsej 61 bashki në vend, shumicën absolute të të cilave i ka fituar Partia Socialiste që ka qënë në koalicion me LSI e Ilir Metës, dhe ku tashmë realitetet janë ndryshe.
Duke qënë se zgjedhjet vendore janë dhe pasqyrë e përafërt e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, pasi krijojnë bazën për fitore në zgjedhjet politike, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi synon që jo vetëm të mbajë bashkitë ku ka kandiduar apo fituar në zgjedhjet e kaluara, por duke parë dobësinë e PD kërkon të përfitojë dhe bashkitë të tjera për të kandiduar dhe matur forcën bashkë me PD përballë PS dhe aleatëve të saj.
Mësohet se Kryemadhi i ka dërguar Bashës një listë bashkish në të gjithë vendin, në të cilat ajo kërkon mbështetjen e PD për kandidatët e saj. Pra të ketë kandidatët për kryetar bashkie jo më pak se në 22 bashkitë kryesore dhe disa të vogla të vendit.
Kërkesën e saj Monika Kryemadhi e ka argumentuar me faktin se në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit të vitit të kaluar diferenca mes PD dhe LSI ka qënë e vogël, madje në qarqe të tilla si në Elbasan, Gjirokastër, Berat kanë qënë afërsisht të barabartë.
Dhe pikërisht në këto zona kërkon që të ketë kandidatin e përbashkët LSI për kryetar bashkie.
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ambicien e saj për 22 bashkitë e vendit, më e pakta që mund të diskutohet, e ka lëshuar në media një natë më parë teksa ka sulmuar kryeministrin Edi Rama dhe ka deklaruar se mbështetja për të ka rënë ndjeshëm.
Duke folur në media, Kryemadhi listoi një sërë bashkish që e majta në zgjedhjet e qershorit 2015 i ka fituar falë koalicionit PS-LSI.
“Bashkite Fier, Patos, Roskovec, Lushnje, Divjakë, konkluzioni LSI-PD dhe të gjitha partitë e fronit opozitar, se këtu është çështje fronti s’ka më bindje politike është front kundër një të keqeje më të madhe, ky front pa dallim feje krahine e ideje ka një qëllim të rrëzojë Edi Ramën”, thotë Kryemadhi.
Bashki këto që përbëjnë dhe bazën ku Monika Kryemadhi do të kërkojë t’i përfaqësojë LSI me kandidatët e saj në zgjedhjet vendore të qershorit të vitit të ardhshëm.
Mësohet se përpos këtyre kërkesave të reja, Monika Kryemadhi i ka dërguar Lulzim Bashës dhe listën e plotë të bashkive që kërkon t’i përfaqësojë LSI.
Përpos pesë bashkive të përmendura më sipër, pra Fier, Patos, Roskovec, Lushnje, Divjakë, LSI kërkon të mbajë Gjirokastrën, Beratin, por dhe të rikandidojë për Lezhën, Pogradecin, Skraparin, Kolonjën, Delvinën, Cërrikun.
Njëherësh LSI kërkon të kandidojë dhe rikandiojë përfaqësuesit e saj për Kamzën (për këtë Monika po shfrytëzon dhe konfliktin që Xhelal Mziu ka me Lulzim Bashën), Prrenjasin, Vorën, Elbasanin, Përmetin, Librazhdin, Gramshin, Libohovën, Selenicën.
Kryemadhi këtë kusht i ka vënë Lulzim Bashës që LSI të dalë në koalicion me PD në zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm.
Kryetarja e LSI ka bërë të ditur se është e gatshme të mbështesë PD në garën për kryetarin e bashkisë së kryeqytetit Tiranë, por në lojë hedh si “pazar” diskutimin për Durrësin.
Kryetari i PD Lulzim Basha është gjetur i befasuar nga një kërkesë e tillë e Monika Kryemadhit, ndërkohë që ende nuk ka kthyer një përgjigjie qoftë dhe në parim.
Por në ambiente të ngushta e ka cilësuar të tmerrshëm “oreksin” e LSI dhe Kryemadhit për pushtet, sa e ka shumë të vështirë që ta “shuajë”./Pamfleti