Kisha Katolike e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është prej vitesh në qendër të skandaleve, të cilat lidhen me abuzime seksuale të kryera nga antarët e saj,shpesh kundrejt minorenëve.
Këtë rradhë në kryepeshkopatën e Shën Palit dhe Mineapolis, në shtetin e Minesotës është hartuar një marrveshje mes palëve.
Sipas marrveshjes kisha do ti paguajë rreth 210 milionë dollarë 450 viktimave të abuzimit seksual të klerit.
Kjo marrveshje ka ardhur pas tre vitesh beteje ligjore mes klerit dhe viktimave të abuzimeve si dhe familjeve të tyre.
Sipas mediave lokale ky është kompesimi më i madh financiar i paguar ndonjëherë nga një dioqezë katolike, e cila mund të rrezikojë të bëhet subjekt i falimentimit ekonomik. Edhe pse sipas të dhënave dëmshpërblimi më i lartë ekonomik është dhënë nga dioqeza e Los Angelos, konkretisht 660 milionë dollarë për 508 viktima të abuzimit seksual.
Rreth 170 milionë dollarë, pjesa më e madhe e vlerës për dëmshpërblimin financiar të viktimave do të vijë nga fondet për mbulimin dhe kompesimin, pjesa tjetër do të vijë nga kishat lokale