Në janar të vitit 2022, policia njoftoi finalizimin e një aksioni për goditjen e një qendre bixhozi të paligjshme në Hotel Adriatik në Durrës, duke sekustruar pajisjet e kumarit dhe arrestuar tre menaxherët Muhittin Cenk Omeroglu, Robert Cristian Nicolof dhe Sergo Solstev.
Pamjet e publikuara nga Prapaskena tregonin se si pajisjet ishin montuar dhe po bëheshin gati për funksionim në katin e fundit të Hotel Adriatik, aty ku u pa për herë të fundit Ervis Martinaj me ish misin Deta Kokomani.
Në kërkim u shpall Rovena Zahiri, në cilësinë e anëtares së Këshillit Mbikëqyrës në kompaninë e kazinosë “Adria Entertainment”.
Tre administratorët janë liruar më pas nga prokurorja Enkeleda Xhengo, e cila sipas procedurave penale, mund t’i diktojë masën shtrënguese gjyqtarit për të dyshuarit.
Nga ana tjetër bashkëpronarë të Hotel Adriatik në Durrës janë çifti Nevila Dudaj dhe Besnik Dudaj, të cilët do të përfitonin nga dhënia me qira e ambienteve për bixhoz.
Dosjen e mori në dorë prokurorja e Durrësit, Enkeleda Xhenko, të cilën dyshohet se e kaloi në shkallën e parë të Vetingut tragikanti Sinan Idrizi, të cilit prokuroeja Xhengo i ka mbyllur një dosje në vitin 2020 pêr 3 milionë cigare kontrabandë.
Komisioneri Publik kërkoi më pas shkarkimin e Xhengos në KPA si të korruptuar. Vendimi për fatin e Xhengos në raport me drejtësinë do vendoset nga KPA.
Xhengo nuk mori nën hetim çiftin Dudaj, duke shpërdoruar detyrën. Xhengo favorizoi më tej edhe Rovena Zahirin, një fije e klanit të bixhozit në Tiranë.
Po çfarë ka bërë Enkeleda Xhengo me dosjen e kazinosë së paligjshme në hotelin e Nevila Dudajt dhe Besnik Dudajt?
Enkeleda Xhengo ka bërë atë që bëri me dosjen e kontrabandës të Sinan Idrizit.
Sa lekë ka marrë Enkeleda Xhengo për të shpëtuar nga përgjegjësia penale Nevila Dudajn, Besnik Dudajn, Rovena Zahirin, Muhittin Cenk Omeroglu, Robert Cristian Nicolof, Sergo Solstev dhe ‘ujkun e kumarit’ që fshihet pas tyre?
Ku shkuan për të gjetur shpëtim çifti Nevila dhe Besnik Dudaj pasi vendosën ambientet e tyre në dispozicion të lojërave të fatit të palejuara?
Kush ka ndërhyrë tek Xhengo, si e ka justfikuar sabotimin e hetimit, kush i ka paguar paratë dhe si i ka pastruar? Vijon…