Yll Manjani në person vërtet qeshark në mynyrëne të bërit politik, që falë pelivanlliqeve të përdorimit nga çifti Meta-Kryemadhi arriti të bëhet edhe ministër, sot i ngelur pa “kolibe”, leh në baçen me ferra antiamerikane të Saliut.
Madje, është shumë i shqetësuar për vulën dhe ka sulmuar drejtësinë, që nuk paska lënë gjë pa shkelur dhe për mos dhënien e vulës Saliut… qënka shkelur edhe Kushtetuta. Imagjinoni se në çfarë gjendje është katandisuer vendi, kur ky jurist ka qenë ministër drejtësie.
Komenti i tij është më shumë se qesharak, është i turpshëm:
Jo mor jo!
Aludimet publike e dëmtokan besimin te drejtësia, ndërsa dhunimi i hapur i ligjit nga Gjykata e Apelit e cila pranon një ankim të një personi që nuk ishte palë në gjykim,e rregullon besimin te drejtësia!
Po mirë, le të themi se s’qënka e kapur drejtësia, pse e dhunojnë ligjin, kushtetutën e demokracinë në vend ata për sport?!
Shikoni, në daç besojeni në daç jo, atë që ka bërë gjykata e apelit me rastin e vulës është rrëzim i gjithë drejtësisë jo thjesht i besimit tek ajo!
Është vendosje e saj nën hyqmin e pushtetit, kundër parimeve të shtetit.
Është vendosje e gjykatës kundër rendit demokratik në vend dhe qartësisht në dhunim masiv të të drejtës së gjysmës së votuesve për të votuar.
Kështu që KLGJ, le ta besojë vetë po të dojë këtë gjykatë e këtë drejtësi, se njeri tjetër s’ka shans.
Ka kohë që Barometri dhe çdo matje tjetër tregojnë qartë se mbi 70% e shqiptarëve nuk besojnë se ka gjykatë të pavarur.
Oj, të kërkojnë edhe hesap pse kritikohet gjykata, në vend të kërkojnë ndjesë dhe të korrektojnë sjelljen e gjyqtarëve në raport me ligjin!