osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Trimi i “Syrit” Çim Peku kërcënon me vetëgjyqësi tre gjyqtarët që morën vendimin për vulën e PD: Ata dhe familjarët e tyre do jetojnë këtu

Trimi i  “Syrit” Çim Peku kërcënon me vetëgjyqësi tre gjyqtarët që morën vendimin për vulën e PD: Ata dhe familjarët e tyre do jetojnë këtu

Vendimi i Gjykatës së Apelit që i dha vulën e Partisë Demorkatike, Enkelejd Alibeajt, nuk është kapërdirë mirë nga ana e mbështetësve të Sali Berishës.

Madje, kanë shkuar deri aty sa kanë nisur kërcënimet publike. Është gazetari i televizionit të familjes Berisha, Çim Peka i cili ka kërcënuar gjyqtarët që morën vendimin për vulën e 14 majit, duke folur për vetëgjyqësi.

“Nuk ka gjykatës që mund ta marrë këtë gjë përsipër sepse zoti Rama këtë ka bërë në jetë, është apo nuk është Sali Berisha, por është apo jo Rama kryeministër ata gjykatës do jetojnë këtu, familjarët e atyre do jetojnë këtu, këtu bëhet fjalë për pluralizmin.

Ka sa të duash njerëz të gatshëm për pluralizmin, ka idealistë, mund të jenë me pakicë por ka , ka pasur dhe në kohë të Enver Hoxhës. Janë dy gjyqtarë nga Shkodra tek vendimi absurd i Gjykatës së Apelit, i vetmi qytet në Shqipëri që në 90-ën ka bërë vetëgjyqësi ndaj dy tre ish-xhelatëve më të mëdhenj të sigurimit të shtetit që kishin masakruar njerëz, është Shkodra. Nuk ka pasur në Shqipëri vetëgjyqësi për ish sistemin.

Ka qenë dhe një nga Hasi që ka marrë dhe vrarë në vitin 92 një xhelat gjatë kohës së burgut diku te Medreseja dhe nuk di raste të tjera, por , sado minimale këta zotërinj e kanë të qartë, me jetën e shqiptarëve nuk luajnë dot. Nuk bëhet fjalë për një pronë në bregdet, as për një vulë të thjeshtë, këtu bëhet fjalë lejon apo jo pluralizmin. Sado të guximshëm të jenë, sado të korruptuar të jenë, sado binj regjimesh të jenë, siç është ky Kalaja e kanë të pamundur të shkojnë tek vendimi ekstrem.

Maksimumi që kanë pas në dorë ka qenë kjo, ta zvarrisin , pra për të përmbledhur, deri në këtë moment, pavarësisht se Gjykatat i kontrollon Edi Rama, asnjë gjykatë nuk ka pasur guximin të marrë një vendim kundër Kuvendit të 11 dhjetorit. Maksimumi e kanë njohur, e kanë kthyer për rishqyrtim, e kanë zvarritur, kaq është. Çfarë mund të ndodhë me 15 maj kur Lulzim Basha merr 0 bashki, mund të marrë zero këshilltar dhe përqindja do jetë qesharake. Çfarë bëhet më me ta?!”, ka shkruar Peka.

Me unanimet të plotë trupa gjykuese e Apelit, e përbërë nga relatore Elona Mihali dhe anëtarë Astrit Kalaja dhe Irida Kacerja vendosën rrëzimin e vendimit të Agron Zhukrit dhe kthimin e çështjes për shqyrtim në shkallë të parë me trupë tjetër gjykuese. Pas këtij vendimi, ajo që vendosi Agron Zhukri konsiderohet nul dhe çështja kthehet në shkallë të parë. Që do të thotë se vula, sigla, logoja e Partisë Demokratike i mbetet Lulzim Bashës, se zyrtarisht ai është i regjistruar në Gjykatën e Tiranës.