Kujtojmë që para disa kohësh, me rekomandim e kontribut të partnerëve ndërkombëtarë të sigurisë, qeveria i bëri 1.3 milionë-1.5 milionë lekë pagat e specialistëve të Autoritetit të Sigurinë Kibernetike, ndërsa drejtori i Përgjithshëm Igli Tafa e ka pagën 8 milionë lekë.
Ndërkohë që hakerat kanë nxjerrë sheshit dokumente sekrete të shtetit, kryeministrit, Ministrit të Brendshëm, sistemit TIMS, Anti-trafikut, Drejtorit të Policisë, Drejtorit të SHISH dhe të dhënat personale të qytetarëve, Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik e Sigurinë Kibernetike, po e trajton këtë sektor si një vend punësimi për familjarë qeveritarësh e patronazhistës.
Pas ish-drejtoreshës Vilma Tomço, në krye të Autoritetit të Sigurisë Kibernetike është emëruar Igli Tafa, i besuar e sekser i Belinda Ballukut dhe ish-punonjës i Irfan Hysenbelliut, që thuhet se e furnizon me dokumente zyrtare të kryeministrit e ministrave.
Mes infomacioneve të ardhura në “Pamfleti”, është edhe skema e punësimeve që ka filluar të bëjë drejtori Igli Tafa, duke caktuar kritere arsimore, profesionale e përvoje pune, sikur në sektorin e Certifikimit e Sigurisë Kibernetike bëhen praktika mësimore e tema diplome.
Në vend që pas shpartallimit të rrjetit nga hakerat, të punësohen ekspertë më përvojë në siguri kibernetike, drejtori Tafa ka caktuar kritere punësimi që nuk garantojnë sigurinë e sistemit.
Janë vendosur 4 kritere bazë: Diplomë e Master Profesional në fushën elektronikë-telekomunikacion; 1 vit përvojë pune kudo që ta ketë kryer; të jetë i urtë e komunikues me kolegët, dhe të ketë një rekomandim për aftësitë profesionale e sjelljen.
Me 1 vit punë, nuk fiton përvojë e nuk mund të quhesh specialist, por fillon futesh në sekretet e profesionit të sigurisë kibernetike; ndërkohë që nuk vendoset si kriter “Master Shkencor”, por “Master Profesional” dhe as nota mesatare.
Kriteret
Këto kritere janë vendosur në njoftimet për punësim specialistësh kibernetik në sektorin e infrastrukturës së çelsave publikë; të mbrojtjes së sistemeve të Infrastrukturës “e-Gov”; Qendrës Operacionale te Sigurisë; sektorit të reagimit ndaj incidenteve të sigurisë.
Nuk do shumë mend të kuptohet, që vendosja e kriterit 1 vit pëvojë pune, i bindur e me sjellje të mirë, janë vendosur për të punësuar “kalamajt” e sapo diplomuar që plotësojnë dy “kritere”: të kenë lidhje me shefat e pushtetit, të jenë patronazhist ose “zara” të drejtorit.
Ndërsa drejtori i Përgjithshëm Igli Tafa, u punësua enkas nga Belinda Balluku, me mendimin se pas sulmit kibernetik të muajit korrik 2022, amerikanët do dërgonin “valixhet” me miliona për sistemin e sigurisë kibernetike në Shqipëri; e Belinda me Iglin… t’i zhduknin me tenderë sekret.
Kujtojmë që para disa kohësh, me rekomandim e kontribut të partnerëve ndërkombëtarë të sigurisë, qeveria i bëri 1.3 milionë-1.5 milionë lekë pagat e specialistëve të Autoritetit të Sigurinë Kibernetike, ndërsa drejtori i Përgjithshëm Igli Tafa e ka pagën 8 milionë lekë.
Rrogat u rriten për të tërhequr specialistë e ekspertë me përvojë, jo “kalamaj” shkolle me paga super të larta, që dinë vetëm të bëjnë gallatë në rrjetet sociale./Pamfleti