Ibsen Elezi tha se janë të rinjtë ata që duhet të bëhen figura të Partisë Demokratike.
Sipas tij PD-ja nuk mund të reformohet me figura që tashmë janë konsumuar.
“Pse këta janë Partia Demokratike?! E njeh një brez poshtë këtyre tis a të zotë janë? Nuk I njeh fare, sepse nuk janë në publik.
Edhe ata si puna ime që s’dëgjoj të shkoj të ulem me ta në tavolinë se ndotem, janë qindra të tjerë.
Partia Demokratike ka kapacitete intelektuale dhe njerëz me potencial pa fund mor burrë,” – u shpreh Elezi në një intervistë për Euronews Albania.
Ai tregoi se njeh të rinj që figurat e PD-së as nuk mund të krahasohen me ta për nga niveli, por nuk kanë mundësinë ta tregojnë veten dhe të dalin në publik, ndaj janë dhe të panjohur.