Megjithëse në disa vende si SHBA, Kanada apo edhe vende të Bashkimit Europian, Tik Toku po shihet si kërcënim për sigurinë kibernetike, në Shqipëri politikanët nuk i tremb alarmi për rrezikun që vjen nga përdorimi i rrjetit social në fjalë.
Madje politikanët shqiptarë vijojnë të jenë aktiv në këtë rrjet social. Më shumë aktiv është Sali Berisha. I fundit është një postim që ka bërë këtë të shtunë me përshkrimin, kurrë nuk mposhtemi.
Monika Kryemadhi gjithashtu ka një profil në këtë platformë dhe numëron 15.1 k ndjekës, megjithëse me postime më të pakta se Berisha.
Duket se deputetët po kërkojnë të gjejnë në cdo rrjet social mbështetjen e të rinjve, por këtë të fundit i kanë ironizuar se nuk do të gjejnë përballje me Edi Ramën, të cilin e përmendin thuajse në çdo dalje publike.
“Tik tak po të bën era e burgut”, i ka shkruajtur një ndjekës Berishës duke i treguar se shumë shpejt do të përfundojnë pas hekurave.