Gjatë mocionit për debat lidhur me çështjen ‘McGonigal’, në Kuvend, kryeministri Edi Rama paralajmëroi se shumë shpejt do të ketë një tjetër të shpallur non grata.
Por dje e mohoi duke aluduar se nk kishte folur për persona të caktuar. Në të vërtete “ku ka zë nuk është pa gjë”.
Ja deklarata e tij:
“Ju presim më 14 maj për të na mundur siç na keni mundur gjatë këtyre 9 viteve. Deri atëerë, kujdes se byrektorja vijon punën, gjiza ka arritur dhe hokllaia po ushtron brumin tjetër për tavën që pret të hyjë në furrën e rindezur. Personin në fjalë do e shihni vetë”, tha Rama.
Sipas burimeve pranë rrethit të kryeministrit Edi Rama, ky i fundit e ka fjalën për Ilir Metën, një nga politikanët më të lakuar për korrupsion në Shqipëri.
Departamenti Amerikan i Shtetit pritet të shpallë javën tjetër Ilir Metën non grata, bazuar mbi një dosje që është pasuruar ndërvite rreth veprimtarisë kriminale të kreut të Partisë së Lirisë.
Meta pritet të shpallet në listën e zezë për korrupsion, shantazh ndaj drejtësisë, pastrim parash etj.