Një universitet në Chanzhou të Kinës ka shpikur një pajisje e cila ka bërë bujë në mediat dhe rrjetet sociale.
“Pajisja e puthjes” synon të lejojë çiftet në distanca të gjata të ndajnë momente intime virtuale. Mjeti me “buzët e silikonit” ka sensorë presioni dhe aktivizues dhe mund të imitojë një puthje të vërtetë. Pajisja gjithashtu mund të përsërisë presionin, lëvizjen dhe temperaturën e buzëve të një përdoruesi.
Përdoruesit duhet të shkarkojnë një aplikacion në celular dhe ta lidhin pajisjen në portën e karikimit të telefonit. Pas çiftimit me partnerin në aplikacion, ata mund të fillojnë një video-telefonatë dhe t’i transmetojnë njëri-tjetrit kopjen e puthjeve të tyre.
Shpikësi Jiang Zhongli tha se ishte në një lidhje në distancë me të dashurën e tij dhe mund të qëndronte në kontakt vetëm përmes telefonit. Nga këtu erdhi frymëzimi për pajisjen.
Pajisja gjithashtu lejon përdoruesit të çiftohen me të huajt dhe shkëmbejnë puthje. Përdoruesit gjithashtu mund të ngarkojnë puthjet e tyre në aplikacion që të tjerët t’i shkarkojnë. Pajisja kushton 288 juanë(41 $)