osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Arben Ahmetaj u përgjigjet akuzave: Nuk kam nevojë për ndihmën e Ramës

Arben Ahmetaj u përgjigjet akuzave: Nuk kam nevojë për ndihmën e Ramës

Ish-zv/Kryeministri Arben Ahmetaj u është përgjigjur akuzave të publikuara në media nëse është i përfshirë në çështjen e inceneratorëve, që janë nën hetim nga SPAK.

I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Ahmetaj thotë se ai nuk ka asnjë përfshirje dhe nuk ka firmosur asgjë për inceneratorët e Elbasanit, Fierit dhe Tiranës.

Ish-zv/Kryeministri deklaroi se ndaj tij nuk ka asnjë akuzë zyrtare.

Arben Ahmetaj: Është shumë e rëndësishme që ta vendosm në një kuadër. Ju shmangët nëse, pjesën e procedurës për inceneratorët. Cila është akuza ndaj meje? Ka akuzë zyrtare nga Prokuroria?

-S’është e thënë që s’ka. Unë kam një letër, është një email zyrtar i SPAK i cili i përgjigjet një kolegut tim të Fax Tv, ai na e ka vënë në dispozicion, i cili thotë: Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë vijon të kryejë hetime në lidhje me procedurën e dhënies së koncesionit me objekt ndërtimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve në Elbasan dhe prodhimin e energjisë, në kuadër të procedimit penal.

Objekt i hetimeve të këtij procedimi penal janë një sërë rrethanash dhe faktesh ku përfshihen dhe veprimet e shtetasit Arben Ahmetaj, në cilën e ish-ministrit të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik Tregtisë dhe Sipërmarrjes.

Arben Ahmetaj: Ka një dosje që quhet 277/1 që janë veprimet e Ministrive të Drejtësisë, të Ministrisë së Energjisë dhe të Zhvillimit Ekonomik ku unë isha ministër. Unë dua ta deklaroj që në procedurën e inceneratorit të Elbasanit, inceneratorit të Fierit dhe inceneratorit të Tiranës unë nuk kam marrë pjesë, kam zero përfshirje. S’ka akuzë ajo, ajo ka informacion. Patjetër që po hetohet. Të inceneratori i Elbasanit kam zero përfshije në procedurë.

Unë unk kam firmë te inceneatori i Elbasanit, inceneratori i Fierit dhe tek procedura e Tiranës. Po them dhe një gjë. Të dyja veprat publike, Elbasani dhe Fieri, janë të dosmosdohsmme. Kanë pastruar qytete.

Arben Ahmetaj i është përgjigjur deklaratës së Kryeministrit Edi Rama 1 javë më parë në emisionin Opinion në Tv Klan, kur tha nëse “akuzat janë të vërteta më vjen shumë keq, por nuk e ndihmoj dot”.

Nga e njëta studio, sonte 1 javë më pas, Ahmetaj thotë se Kryeministri bëri rolin e gjykatësit.

Ai u shpreh se “nuk ka nevojë për ndihmë”, teksa Ramës i sugjeroi të bëjë detyrën e Kryeministrit.

Arben Ahmetaj: Unë Edi Ramës nuk i kam kërkuar ndonjëherë ndihmë. Po them vetëm kaq. Nuk do desha të isha në vendin e Kryeministrit që të pretendoja të bëja gjykatësin. Ai për mua, sugjerim, të bëjë atë që bën më mirë, Kryeministrin. Gjykatësi është çik i sikletshëm, duhet të njohësh procedurat me detaje.