Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në qytetin e Fierit vetëm pak minuta më parë, ku një grua ka hipur mbi selinë e Partisë Demokratike dhe po tenton të hidhet.
Në pamjet e transmetuara ne rrjetet sociale, shihet se ajo është varur mbi katin e fundit të ndërtesës.
Raportuesit thonë për JOQ se prej më shumë se 30 minutash ajo qan dhe bërtet, ndërkohë që nuk dihet arsyeja që e ka çuar të marrë këtë vendim.
Bëhet me dije gjithashtu se policia ndodhet pranë për të negociuar me të.