Aktorja e madhe e skenës shqiptare ndërroi jetë në moshën 85-vjeçare.
Djali i saj, biznesmeni Gjergj Luca ka përcjellë një mesazh në rrjetet sociale, ku njofton se varrimi bëhet sot në orën 12:00. Po ashtu njofton se në të Hotel “International”, pas Lidhjes së Shkrimtarëve, Tiranë do të priten të afërm dhe miq që duan t’i japin lamtumirën e fundit aktores.
“E shtrenjta nëna ime, Mimika Luca, sot mori rrugën për në Parajsë! Miqtë dhe dashamirët i presim të Hotel “International”, pas Lidhjes së Shkrimtarëve, Tiranë. Nga, sot nga ora 17:00 deri në orën 22:00. Nesër, nga ora 08:00 deri në orën 12:00. Varrimi bëhet nesër në orën 12:00 Në Varrezat e Sharrës”, shkruan Gjergj Luca.