osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Kush janë oligarkët e Ramës që mbështesin me para Shkelzen Berishën

Kush janë oligarkët e Ramës që mbështesin me para Shkelzen Berishën

Sali Berisha për hallin e të birit, Shkëlzenit, megjithëse thotë se ka nisur revolucion kundër Edi Ramës, në asnjë rast nuk ka akuzuar, madje as përmendur emrin e oligarkëve me të cilën ndan pushtetin kryeministri.

Arsyeja është fare e thjeshtë: Berisha, përmes të birit, Shkëlzenit, mbështetet në “revolucionin” e tij nga këto biznese që marrin miliona euro nga tenderat e qeverisë.

Fjala vjen, nëse në konferenca për median apo në studio televizive, ti përmendësh Sali Berishës emrin Shkëlqim Beshiri, me siguri do të përtypet mirë dhe nuk do thotë asnjë gjë qoftë edhe tja përmendë emrin.

Kjo sepse Beshiri dhe shumë kompani të tjera që lidhen me këtë emër, janë sot financuesit kryesorë të familjes Berisha.

Në emër të revolucionit, Berishët bëjnë “presion” ndaj Ramës që ai të lëshojë dorën me oligarkët e tyre.

Mjafton të shohësh faktet dhe kupton lidhjen e fortë që ka Berisha me Ramën, përmes bizneseve që e mbështesin me miliona euro me të cilat ai mban peng Partinë Demokratike dhe blen median për të shkatërruar PD.

Median me fakte tregojnë se fill pas lajmërimit të protestës hapëse të “revolucionit” Rama e ka zgjidhur qesen për Shkelzen Berishën duke i dhënë prona e tendera bizneseve që financojnë Zenin.

Gjithkush e di se pas revolucionit, qëndron Shkëlzen Berisha. Milionat që hidhen për të paguar makinerinë e kushtueshme të këtij revolucioni nuk dalin nga xhepat e Shkëlzenit, por nga bizneset që qëndrojnë pas tij si mbështetje.

Në fakt janë biznese që marrin para publike nga qeveria dhe i hedhin në llogaritë e Berishës.

Një nga financuesit kryesorë të Shkekzen Berishës është pikërisht Shkëlqim Beshiri që njihet për faktin se është identifikuar nga drejtësia në çështjen korruptive të prokurorit Adriatik Llalla.

Rama shpalli investitor strategjik ish-deputetin e PD-së, Fatjon Veizajn e Vlorës, që krejt papritur e la mandatin, duke i dhënë falas 90 mijë m2 tokë publike në Gjirin e Lalzit me nismën e famshme të Berishës, Shqipëria 1 euro.

Sipas të dhënave përfituesi kryesor është Shkëlqim Beshiri, i shfaqur në pastrim parash me Adriatik Llallën dhe që korruptoi me një apartament ish prokuroren Donika Prela.

Në këtë pronë do të ndërtohet një resort gjingand, ku do të ketë për të gjithë, jo vetëm për familjarët e Berishës, por edhe për Metën, ministra dhe ish ministra të PS, drejtorë, bosa të kokainës dhe krimit të organizuar.

Shkëlqim Beshiri, i njohur edhe për tregtinë e kafesë “Segafredo” dhe që zotërohet në 50 % të aksioneve prej tij dhe 50 % nga i vëllai Ardian Beshiri, njihet si klient i ish kryeprokurorit Adriatik Llalla, i shpallur në listën e zezë nga SHBA, i dënuar me 2 vite burg dhe sot në arrati.

E ndërsa Beshiri merrte favorin nga Edi Rama, Berisha dilte publikisht në mbrojtje të Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla dënuar nga gjykata shqiptare.

Duke përfituar një pronë të tillë, nëpërmjet deputetit Veizaj, Beshiri nga ana tjetër e hap qesen për Foltoren e Berishës.

Ai bashkë me disa prej oligarkëve kryesorë në vend, madje dhe ata që janë në prehrin e Ramës, janë financuesit kryesorë të Sali e Shkëlzen Berishës.

Është rast unik në botën demokratike që një familje non grata në SHBA të shpenzojë miliona euro për të bërë një aksion të tillë politik me para që nuk deklarohen kurrë.

Madje as shteti nuk e kërkon një fakt të tillë, pasi me sa duket janë sëbashku dhe paratë e qeverisë së Edi Ramës, kalojnë tek Shkëlzen Berisha përmes biznesmenëve të tillë të përfshirë në skema korruptive, si Shkëlqim Beshiri.

SPAK thjeshtë duhet të shohë gjurmët, pasi ujku ndodhet fill pas tyre.(Alfapres.al)