Historiani Erald Kapri ka treguar në emisionin “Now”, një fotografi të rrallë të Mbretit Zog në Angli.
Kapri u shpreh se Zogu kishte marrë 50 mijë stërlina nga banka dhe i kishte vendosur në xhepin e mbrampë të xhaketës.
Kjo i kishte rëndë në sy edhe shtypit britanik të asaj kohe dhe fotoja ishte publikuar me titullin “King Zog Bulges”, ose gunga e Mbretit Zog, pasi xhepat po i shpërthenin nga paratë.
“Është një foto e publikuar në shtypin britanik dhe titullohet “King Zog Bulges”, ose gunga e Mbretit Zog. Po të shikoni mbrapa në xhaketë, ka futur 50 mijë stërlina. Sa nisi Lufta e Dytë Mbretërore, udhëtoi me urgjencë nga Franca në Londër, qëndroi 6 ditë në Londër, vajti në bankë dhe i mori dhe i futi mbrapa.
Publikimi i dokumentit sekret, Artan Lame bën thirrjen e fortë: Princ Leka të japë llogari për floririn e zhdukur
Po ta shikosh, xhepi i xhaketës po i shpërthen nga mbrapa. 50 mijë stërlina i mori dhe i futi mbrapa sepse nuk kishte besim as te nipërit që e shoqëronin”, theksoi ai.