osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Berisha gati të çojë vendin drejt mosbindjes civile, thërret qytetatarët në protestë 1 orë pas seancës për vulën e PD për të kërcënuar gjyqtarët, kreu i “Foltores” në panik nga vendimi i Gjykatës së Apelit

Berisha gati të çojë vendin drejt mosbindjes civile, thërret qytetatarët në protestë 1 orë pas seancës për vulën e PD për të kërcënuar gjyqtarët, kreu i “Foltores” në panik nga vendimi i Gjykatës së Apelit

Ish-kryeministri Sali Berisha duket se është alarmuar dhe pret me ankth vendimin e Gjykatës së Apelit të Tiranës, e cila do të ndajë shapin nga sheqeri se kujt i takon legjitimiteti i Partisë Demokratike. Gjyqi për vulën e PD do të mbahet paraditen e 3 marsit që vjen në orën 11:00, ndërkohë që një orë më pas kryefoltoristi ka thirrur qytetarët në protestë, pra në orën 12:00.

Pra duket se ish-kryeministri do kujdeset të shohë se si do të shkojë situata në gjykatë dhe në bazë të saj do të përcaktojë itinerarin e protestës, ku burime nga “Foltorja” i pohuan gazetës “SOT”, se nuk përjashtohet mundësia që vendi të shkojë drejt mosbindjes civile, në rast se gjykata favorizon grupin e Lulzim Bashës.

Thënë troç Berisha mban në gatishmëri qytetarët për çdolloj vendimi që mund të merret dhe në rast se do e shikojë punën pisk, ai do t’i turrë ata drejt institucioneve, duke provokuar dhunë dhe kaos.

Berisha kërcënon me revolucion

Ndërkohë edhe dje, ish-kryeministri Sali Berisha gjatë një konference për mediat nga selia blu, kërcënoi me mosbindje civile, ndërsa akuzoi Ramën se po rrëmben vulën e PD, duke i çuar kështu një mesazh kërcënues edhe gjyqtarëve që kanë në dorë fatin e Partisë Demokratike. Më 6 mars, duhet që të dorëzohen në KQZ emrat e kandidatëve të 14 majit dhe nëse Apeli nuk merr një vendim, duhet që emrat t’i dërgojë Alibeaj me Gazment Bardhin, ndërsa Berisha ose do mbetet jashtë zgjedhjeve, ose do kamuflohet te partia e Metës. Kështu që përballë kësaj situate, Berisha ka nisur me mesazhet kërcënuese.

“Revolucioni paqësor nuk është vetëm revolucion i protestave paqësore. Është revolucion i mosbindjes civile para të gjithash. Ne duhet të përgatitemi. Mosbindja civile është element thelbësor i revolucionit paqësor. E ka thënë Mahatma Gandi: është e shenjtë! Ne kemi një përqindje shumë të madhe të popullatës që e urren Edi Ramën, kemi një përqindje që na përgjigjet, del në protestë. Por pjesa tjetër kërkon të shohë shembuj të tjerë te ne. Nëse nuk rrëzohej shtatorja e Enver Hoxhës, të harroni se do fitonim zgjedhjet më 22 mars”, deklaroi ai.

Berisha: Mesazhi i 20 shkurtit është sot më aktual se kurrë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një paralelizëm mes 20 shkurt 1991 me ditën e sotme, duke e konsideruar kryeministri Edi Rama një rrezik madhor ekzistencial për çdo shqiptar. Sali Berisha, përmes një deklarate para mediave, u shpreh se 20 shkurti i vitit 1991 është frymëzimi për betejën e nisur ndaj kryeministrit Edi Rama.

“20 shkurti frymëzon më shumë se çdo gjë tjetër, shqiptarët të ngrihen në një revolucion. Se vetëm nga një revolucion do mund të përmbyset ky regjim që shkelmon votën, që shkelmon liritë, që vjedh pasuritë, vjedh buxhetin, që nuk njeh normë, moral e ligj, Kushtetutë”, u shpreh ai.

Berisha u jep porosi drejtuesve të qarqeve

Ndërkohë pas konferencës për shtyp, ish-kryeministri Berisha ka mbledhur dje drejtuesit politikë të qarqeve ku iu dha porosi që të organizohen për atë që quan “revolucion paqësor”. “Nuk kanë përjetuar dhe nuk kanë asgjë në memorie për një revolucion paqësor. Të tjerë me të drejtë e dëgjojnë me skepticizëm këtë fjalë, por e vërteta është se në kushtet e këtij monizmi ka dhunuar Kushtetutën, shtetin ligjor pa një elektroshok të fuqishëm të këtij sistemi. Unë nuk di se si mund të ketë zgjidhje tjetër.

Ndaj dhe ne duhet të bëjmë një punë të jashtëzakonshme për të bindur shqiptarët për t’i tërhequr shqiptarët në këtë lëvizje. Mendoj se jemi në fillim e tij”, nënvizoi Berisha. Në fund, ai i ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e 3 shkurtit, të cilën do e mbajë në orën 12:00.