osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Vettingu dhe kapja e drejtësisë nga nepotizmi! 1/3 e gjyqtarëve dhe prokurorëve në dorën e motrës së Belinda Ballukut: Pamela Qirko firmosi 56 shkarkime

Vettingu dhe kapja e drejtësisë nga  nepotizmi!  1/3 e gjyqtarëve dhe prokurorëve në dorën e motrës së Belinda Ballukut: Pamela Qirko firmosi 56 shkarkime

Pamela Qirko, kryetarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit është dëshmia me e qartë e nepotizmit dhe të kapjes së drejtësisë shqiptare nga qeveria, pasi ajo është motra e zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Në momentin që Pamela Qirko u emërua nga Parlamenti si anëtare e komisionit të vettingut, motra e saj Belinda votoi në konflikt të hapur interesi pro saj në Parlament. Më pas Balluku u promovua në postin e Zëvendëskryeministres dhe titullares së Ministrisë mjaft të rëndësishme të qeverise.

Burime nga maxhoranca socialiste bëjnë me dije se një nga arsyet kryesore të promovimit të Ballukut, është pikërisht pozicioni kyç i së motrës Pamela Qirko në krye të komisionit të vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Nëse një gjyqtar apo prokuror nuk vendos në favor të Ballukut apo të vartësve të saj, shumë shpejt hyn dhe ngel në vetting, ku përballet me motrën e Belindës, Pamelën, e cila jo vetëm ka të drejtën e votës në trupën e vettingut, por si kryetare e KPK kontrollon edhe shortin e gjyqtarëve të tjerë që shqyrtojnë dosjet.

Është rasti më flagrant i kapjes së drejtësisë nga pushteti ekzekutiv, kur motra e zëvendëskryeministres dhe ministres së infrastrukturës dhe energjisë kërcënon çdo gjyqtar apo prokuror që ka çështje penale apo civile të lidhura me fushën e gjerë të qeverisjes që mbulon Belinda Balluku dhe kolegët e saj.

Nga një vështrim në faqen e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që nga viti 2018, kur ky komision ka filluar të funksionojë, rezulton se trupa ku merrte pjese dhe më pas drejtonte Pamela Qirko ka dhënë plot 136 vendime që do të thotë rreth 1/3 e gjyqtarëve dhe prokurorëve që kanë hyrë në procesin e vettingut. Me firmën e saj janë shkarkuar 56 gjyqtarë e prokurorë, 4 të tjerëve iu është ndërprerë procesi, ndërsa të tjerët janë konfirmuar në detyrë.