Mjeku i njohur, Pëllumb Pipero ditën e sotme u shtrua me urgjencë në QSUT. Së fundmi mësohet se fatmirësisht Pipero ka dalë me sukses nga operacion i vështirë që iu nënshtrua.
Pipero u dërgua me urgjencë ditën e sotme pranë Qendrës Universitare Shëndetësore Nënë Tereza, pasi shfaqi probleme të insultit cerebral trombotik (kur një enë gjaku që mban oksigjen dhe lëndë ushqyese për trurin, bllokohet, apo mpiksje gjaku, duke mosfurnizuar trurin me oksigjen).
Mjeku Pipero ishte një nga doktorët që ju qëndroi shqiptarëve pranë gjatë gjithë periudhës së Kovidit. Mundet që lodhja, stresi dhe mbingarkesa e asaj periudhe të ketë bërë të vetën duke ndikuar në shëndetin e doktor Piperos. Stafi i gazetareve “Ekskluzive.al” i uron doktorit shërim të shpejtë.