Dy pasgoditje të reja të fuqishme goditën sot Turqinë dhe Sirinë, të dyja vendet ende të tronditur nga tërmetet shkatërruese të 6 shkurtit që vranë të paktën 47,000 njerëz.
Një tërmet me magnitudë 6.4 goditi rajonin kufitar Turqi-Siri në një thellësi prej vetëm 2 km. Pasgoditja jashtëzakonisht e cekët u pasua nga një tërmet me magnitudë 5.8 ballë disa minuta më vonë me qendër jo shumë larg nga i pari në rajonin e Hatay. Hatay ndodhet në Detin Mesdhe dhe agjencia turke e fatkeqësive tha se niveli i detit mund të rritet me 50 cm, duke paralajmëruar njerëzit që të qëndrojnë larg bregut.
Për shkak të pasgoditjeve të sotme të paktën tre persona kanë vdekur dhe 213 të tjerë janë plagosur pas dy tërmeteve të reja. Raportimi është bërë nga ministri i Brendshëm turk. Gjithashtu ka ndërtesa të shembura dhe të plagosur në Antiok, qyteti i provincës së Hatajit. Të plagosur janë raportuar edhe në Siri. Dëshmitarët thanë se ekipet turke të shpëtimit po vraponin pas tërmetit të fundit, duke kontrolluar nëse njerëzit ishin të padëmtuar.
Lëkundjet e forta ngjallën tepër panik tek qytetarët të cilët vrapuan të dilnin sa më shpejt nga ndërtesat ku ndodheshin. Evakuuime janë bërë edhe në spitale, ku pacientët janë nxjerrë jashtë për të qenë të sigurt nga paslëkundjet që mund të pasojnë tërmetin gjatë orëve të natës.