Në 10 nëntor 2022, kryetari i Bashkisë së Himarës Jorgo Goro, ka firmosur rinovimin e një leje ndërtimi të vitit 2009, për kompaninë Ionian Coast Property Development me nipt (K87223201M), për ndërtim godinë banimi në Dhërmi.
Prapaskena mëson se administrator dhe bashkëpronar i kompanisë në fjalë është Lorenc Gjikuria, një personazh i lakuar për tendera klientelistë me vlerë mbi 150 milionë euro, koncensione dhe gërmime të paligjshme në zona të mbrojtura.
Leja e rinovuar nga Jorgo Goro ishte firmosur nga ish kryebashkiaku i Himarës, Vasil Bollano, në 15 maj 2009. Afati i lejes së ndërtimit në Dhërmi ishte deri në 15 maj 2012, siç edhe thuhet në dokumenta.
Pas 10 vitesh, Jorgo Goro firmos rinovimin e lejes ‘bazuar’ në nenin 40 të ligjit të vitit 2014 për planifikimin dhe zhvillimin e territorit.
Po çfarë parashikon neni 40 për rinovimin e lejes së ndërtimit?
Pika 3 e nenit 40 parashikon se afati i përfundimeve të punimeve shtyhet vetëm një herë, brenda afatit të vlefshmërisë së lejes dhe në çdo rast jo më vonë se 45 ditë përpara përfundimit të afatit të lejes.
Në rastin konkret Goro e ka rinovuar lejen e ndërtimit jo para skadimit, por 10 vite pasi ka skadiat.
Pra, vendimi i Goros është i paligjshëm. Jemi para konsumimit të veprës penale të shpërdorimit të detyrë me pasoja në mjedis, pasi mbi bazën e këtij vendimi abuziv, Gjikuria ka hapur një gropë të madhe në terren.
Bazuar mbi këto evidenca, Studio Ligjore Jurisprudenca do të referojë një kallëzim penal në SPAK për Jorgo Goron.
Shkelja është flagrante dhe e dokumentuar, por me sa duket se kryebashkiaku Jorgo Goro nuk ka problem që t’a mbyllë karrierën në burg për Lenc Gjikurinë.